Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
26 juin 2007

Parisi dhe rrethinat 2

prix_ile_de_france

Unë them që Franca është një vend socialist veç duhet të sqaroj që bëhet fjalë për një vënd kapitalist shumë social pra në fund të fundit kapitalist. Kjo do të thotë që ka njerëz të pasur dhe shumë të pasur ashtu si ka njerëz të varfër dhe shumë të varfër. Njerzit e pasur blejnë shtëpi aty ku dëshirojnë dhe të varfrit aty ku kanë mundësi ose aty ku qeveria ju jep nëse janë vërtet shumë të varfër. Sistemi bën që njerzit e pasur të përqëndrohen në zona të caktuara dhe sa më shumë polarizohet shoqëria, aq më shumë dhe diferencat mes këtyre zonave bëhet dramatike. Zonat e varfra janë të karakterizuara nga bashkësi pallatesh shumëkatshe që degradohen shpejt nga vitet, nuk ka dyqane (të përqëndruara në zona të caktuara) dhe me ambjentet e përbashkëta të pa mirëmbajtura, lidhja me tren dhe rrugët ekzistojnë veç trenat janë më të rrallë dhe rrugët shpesh të zëna (shiko hartën, flitet për zonat më të lira). Kur ekonomia nuk shkon mirë, janë ë njëjtat zona që kanë probleme. Të rinjtë e këtyre zonave e ndjejnë veten të izoluar ekonomikisht, fizikisht dhe pa prespektivë. Zonat e pasura kthehen nga një zonë e paaritshme në një armik që vetëm mund të sfidohet në pamjen e parë ose provokohet në të vërtetë. Ndaj dhe djegjet e makinave që të trasmetuara nga lajmet bënin të flisnin mbi njerzit e këture zonave. Që vëmëndja e mediave dhe e njerzve të vazhdonte të ishte e përqëndruar këtu, djegjet vazhdonin çdo ditë dhe më shumë. Mendoj që lajmet lajmërojnë dhe nuk njoftojnë. Dua të them që imazhet dhe sidomos pa komente nuk shpjegojnë gjithshka. Vërtet u dogjën shumë makina dhe më e keqja ishte që të rinjtë digjnin makinat e komshinjve të tyre veç nga ana tjetër kjo revoltë me nota vetëvrasëse vuri në dukje problemet e vërteta në Francë :

• Franca nuk ka një politike të vëretë për të integruar të gjitha minoritetet me filozofinë që janë vlerat e njeriut dhe origjina e tij familjare që përcaktojnë situatën e tij sociale - parim shumë i mirë veç nuk funksionon gjithmonë.
• Shteti ju shpërndan të holla direkt ose indirekt familjeve të cilat nuk arrijnë të marin pjesë në jetën aktive duke i përjashtuar nga shoqëria dhe izoluar në të njëjtën kohë.
• Raporti mes përgjegjësisë që ka shkolla dhe familja në edukimin e brezit të ri - shkolla pra shoqëria merr përsipër gjithmone dhe me shume edukimin gje qe interpretohet nga disa familje qe eshte shoqeria pergjegjese e femijeve te tyre.

Pra këto krime urbane reflektuan edhe probleme të vërteta.

Fotografia nuk është një hartë politike por një ndarje e Parisit (Ile de France) sipas çmimit të shtëpive. Për një shtëpi rreth 100 m², në një vënd të mirë, një çift ku të dy bashkshortët punojnë dhe marrin një rrogë të mirë, duhet të parashikojnë një kredi për rreth 25 – 30 vjet. Një familje me prindërit më modest, as nuk mund ta ëndërrojnë.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
Amour, per te te dhene nje ide, çmimet e tua duhet ti shumezosh me 2, me te shtrenjtat ne paris dhe me te lirat ne rrethinat me reputacion jo sh te mire. Ka edhe ekstreme, p.sh. shtepi 150 - 200m2 qe shkojne deri 2 000 000 euro dhe jo ne Paris por ne rrethina.

EH, une do te deshiroja/enderroja te nderoja banesen se jemi nje çik ngushte veç ngelet nje ender.

Selfi, nuk vazhdon veç po te keshe nje pyetje preçize, me gjithe qejf mund ta zhvilloja.
S
Tena,

shume interesant informacioni. Shpresoj qe vazhdon. Gjithe te mirat, SR
E
Punoke ne agjenci immobiliare ti mesa shof une :D
çmimet ne france jane du laisse tomberrrr...ne paris as qe e marre mundimin te informohem aq beterr dhet te jete :s
A
meqense jemi tek çemimet e kredive a mun ta na japesh nje ide rrreth çemimev te blerje /qeras se 1 appartamenti/shtepi ne Paris
ketu psh nje appartamen (ndertuar ne '70) 100m² varion nga 125M€ deri ne 300M€(dihet qe ka sh kritere qe vendosin çemimin)ndersa 1 shtepi 180m²me 2 kate(çati behen 3)ndertuar ne 1930 varin nga 220M€ deri ne 500M€
shkaaku i ngritje te vazhdushme te çemimeve(imobiliere)JAN FRANCEZET sepse po instalohen de + en + ne Belgjik
T
Elais po e filloj duke te falenderuar per komplimentin.

Per tendencen e emigranteve, sigurisht qe eshte e veshtire kur duhet te zgjedhesh mes identitetit tend dhe asimilimit veç nuk mendoj se nuk eshte kaq ekstrem. Te qenurit dhe te ngelurit ne nje grup te caktuar eshte njerzore (p.sh ne kush eshte nga jugu apo veriu) veç varet nga individi sa e rendesishme kthehet. Edhe lagjet mendoj qe nuk jane te demshme veç kur nuk duan te komunikojne me pjesen tj te botes. Nejse diskutim sh i gjate.

Per asistencen jam dakort me gjithshka qe thua, doja vetem te shtoja qe panvaresisht nga origjina, njerzit e asistuar e gjejne veten te shkeputur nga shoqeria se nuk shkojne ne pune p.sh, nuk marin trenin apo makinen dhe izolohen dhe pastaj kompleksohen ne raport me jeten aktive dhe armiqesohen me jete te fundit si reagim vetembrojtje.
Publicité