baguetteSanduiçi në France është një gjysëm bagete, ajo buka karakteristike e gjatë në sqetullën e personazhit francez me beretën në koke që shfaqet në një kënd të një filmi amerikan që trajton temën e luftës së Dytë Botërore në Francë, e lyer me gjalp ose majoneze , dhe pastaj :

  • djath i butë , jambon[zhambon] Ham në anglisht apo Prosciutto në Italisht
  • camembert[kamomber], një djath shumë i njohur që vjen nga veriu i Frances dhe sigurisht që ka një erë karakeristike
  • crudité [krudite]– perime, sallatë, karota, domate etj sipas dyqanitt veç jo mish
  • me pulë – sallatë dhe mish pule.
  • me ton (konservë), vezë dhe shumë majonezë

Veç këto janë klasike, i gjen në çdo lloj dyqani, në çdo lloj stacioni treni apo autobuzi dhe nuk mund të them që kanë vlera të tjera veç ushqyese për një stomak me shumë uri ! As nuk mund të flitet për vlera gastronomike ose shije të panjoura dhe të holla prezantuese të asaj që njihet në gjithë botën si Guzhina Franceze etj etj veç bëjnë pjesë në kudrin e së përditshmes këtu.

sandKjo ishte hyrja për të thënë që para ca kohësh hëngra sanduçin më të mirë të jetës sime të shkurtër në Francë. Përbërja: bukë e zezë me rrush të thatë, brënda gjalp me djath, dardha dhe sallatë. E thënë kështu nuk mund të meritojë superlative, jam dakort veç kombinimi i të gjithave jepte nje shije shumë të mirë mes së ëmblës, arrave dhe së kripurës dhe buka vetëm shoqëronte të tërën dhe nuk ishte elementi kryesor, siç ndodh shpesh ose gjithmonë. Djathi ishte Roquefort [Rokfor] që është një djath me microbe, që mban erë dhe i pa eksportuesham (përpjekja ime për ta derguar së fundi në Itali me një njeri me avion, dështoi). Për ata që nuk e njohin, është i famshmi djath me myk dhe kërkon një rënie në dashuri me shikimin shijimin e parë, përndryshe klasifikohet si i pangrënsham. Për ata që e pëlqejnë është vërtet shumë i mirë.

Nuk doja të flisja për djathrat, do mundohem një herë tjetër, por për faktin që një vënd interesant për të ngrënë gjëra me cilësi në Paris, janë Dyqanet lluksoze të quajtura Grand Magasin. Për të mbajtur klientelën në dyqanet e tyre gjigade, këto firma propozojnë edhe për të ngrënë ushqime të një cilësie të mirë ose edhe shumë të mirë.

Dje, ishin edhe uljet e mëdhaja të çmimeve të sezonit, hëngra një sanduç me sardele që ishte shumë i mirë veç jo si i pari. Embëlsira nga ana tjetr ishte mjam, mjam.