28 juin 2007

Kisha kohe qe nuk kisha zbuluar nje performist te ri

Posté par tetena à 22:48 - - Commentaires [8] - Permalien [#]

27 juin 2007

Shoping dhe kuzhinë

Sanduiçi në France është një gjysëm bagete, ajo buka karakteristike e gjatë në sqetullën e personazhit francez me beretën në koke që shfaqet në një kënd të një filmi amerikan që trajton temën e luftës së Dytë Botërore në Francë, e lyer me gjalp ose majoneze , dhe pastaj : djath i butë , jambon[zhambon] Ham në anglisht apo Prosciutto në Italisht camembert[kamomber], një djath shumë i njohur që vjen nga veriu i Frances dhe sigurisht që ka një erë karakeristike crudité [krudite]– perime, sallatë, karota, domate etj sipas... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:39 - - Commentaires [4] - Permalien [#]
26 juin 2007

Parisi dhe rrethinat 2

Unë them që Franca është një vend socialist veç duhet të sqaroj që bëhet fjalë për një vënd kapitalist shumë social pra në fund të fundit kapitalist. Kjo do të thotë që ka njerëz të pasur dhe shumë të pasur ashtu si ka njerëz të varfër dhe shumë të varfër. Njerzit e pasur blejnë shtëpi aty ku dëshirojnë dhe të varfrit aty ku kanë mundësi ose aty ku qeveria ju jep nëse janë vërtet shumë të varfër. Sistemi bën që njerzit e pasur të përqëndrohen në zona të caktuara dhe sa më shumë polarizohet shoqëria, aq më shumë dhe diferencat mes... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:38 - - Commentaires [6] - Permalien [#]
25 juin 2007

Parisi dhe rrethinat

Për të gjithë njerzit që nuk jetojnë në Paris, banoj në Paris. Për ata që baojnë në Paris, nuk banoj në Paris por në rrethinat e Parisit ose siç e keni dëgjuar para ca kohësh në lajmet e nxehta nga Franca, në Banlieue[bonlië]. Duket kontradiktore veç për ta qartësuar po bëj një krahasim me atdheun. Për dikë që banon në Vlorë p.sh. dikush që banon në Tiranë apo tek kombinati, është një « tirons », për dikë që banon p.sh. mbrapa muzeut në Tiranë, personi që banon tek kombinati është « kombinats ». Dhe duhet të theksoj që të gjitha... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:29 - - Commentaires [5] - Permalien [#]
23 juin 2007

Disa fotografi të festës në fshatin tim

Posté par tetena à 21:59 - - Commentaires [8] - Permalien [#]
22 juin 2007

Klima, pjesa më e vështirë në procesin e adaptimit

Nuk e di nëse jam nën influencën e komenteve të fundit në këtë blog apo autosugjestionohem vetë me temën e fundit të hapur nga unë veç do shaj një çik Parisin. Më saktë klimën në këtë qytet që mes nesh ngelet gjithmonë i bukur. Mora vesh që në atdhe temperaturat po rriten, rriten. Bën ngrohte, ngrohte, vapë, nxehtë. Këtu, temperat bien bien. Sa do të thoni ju, 25 grade , 20 , jo po bën vërtet ftohtë, 17 grade sot. Njërzit kanë rifilluar të vishen me ngjyrat e dimrit, gri, kafe e plot të zezë. Une për të më dhën një çik kurajo, vura ca... [Lire la suite]
Posté par tetena à 21:59 - - Commentaires [13] - Permalien [#]

21 juin 2007

Festa e muzikës.

Për një çik nuk do të shkruaja për këtë festë sot e bindur që kisha folur tashmë vitin e kaluar. Pas një verifikimi të gjatë, ju siguroj nuk ju besoja syve të mi ndaj kontrollova disa herë, konstatova që vitin e kaluar në këtë kohë, këtë aktivitet kaq të rëndësishëm e kam kaluar në heshtje ! Pra sot është festa e muzikës që është caktuar enkas në ditën e verës që është gjithashtu edhe dita më e gjatë e vitit (lexuar para një minute tek Wikipedia për të bërë gjoja erudite). Mua më pëlqen në veçanti kjo festë. Nuk e di nëse kjo... [Lire la suite]
Posté par tetena à 18:26 - - Commentaires [14] - Permalien [#]
20 juin 2007

BBB - Peticioni

Kjo është një notë që i drejtohet më shumë atyre që ndjekin nga afër televizionin francez. Redaksia e kanalit France 5 ka vendosur të ndalojë emisionin « Arrêt sur l’image » (në shqip « Stop mbi një imazh »). Ata të cilët ky emision i pëlqente dhe që nuk janë dakort me ndalimin, mund te nënshkruajnë peticionin. Paragrafet më poshtë i drejtohen atyre që nuk e njohin këtë emision dhe që kalojnë këtej. Emisioni në fjalë është një emision kritik mbi mediat audio-vizuale në përgjithësi dhe analizon në veçanti mënyrën se si... [Lire la suite]
Posté par tetena à 12:23 - Commentaires [4] - Permalien [#]
19 juin 2007

Vide greniers – boshatisja e depos

Boshatisja e depos është përkthimi i shqipëruar i shprehjes Vide – greniers [vide grënie] që fjalë për fjalë do të thotë boshatisja e nën çative që në Francë janë të dimensioneve deri në të banueshme dhe ku në përgjithësi njerzit vendosin objektet që nuk i përdorin më. Ky ishte titulli. Përmbajtja, bëhet fjalë për shitjen, në një treg të improvizuar, të vjetërsirave që zënë vënd në depo. Kur dëgjova dhe pashë herën e parë këtu, mu duk shumë e çuditshme. Nuk e di nëse në imagjinatën time nuk e mendoja që vjetërsirat ekzistonin në një... [Lire la suite]
Posté par tetena à 13:02 - - Commentaires [16] - Permalien [#]
18 juin 2007

Një mrekulli në ekuilibër – Lucia Etxebarria

Përmbajtja : libri është një letër e gjatë që një nënë e re i drejton vajzës së saj të sapo lindur. Në fillim faqet përshkruajnë në mënyrë alternative ardhjen e fëmijës me pritjen e saj. Këtyre dy linjave i shtohet më pas historia e autores nga fëmijëria deri në momentin e njohjes së babait dhe konceptimit e bebit. Akoma më pas, shtohet historia e sëmundjes së nënës së autores që ndërthuret me historinë e marrëdhënies së saj me këtë të fundit. Kritika ime: Përshkruar si më sipër, libri jep përshtypjen e një historie te ngarkuar me... [Lire la suite]
Posté par tetena à 19:03 - - Commentaires [12] - Permalien [#]