Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
2 juillet 2007

Pot de départ

departNjë nga traditat kur punon në Francë është edhe « pot de départ » ose e shqipëruar « gota e largimit ». Bëhet fjalë për një koktejl që organizohet me rastin e largimit të një kolegu drejt horizontesh të reja. Zakonisht koktejli organizohet nga personi që largohet dhe pjesmarrësit detyrimisht të ftuar janë të gjithë personat që ky i fundit ka ndeshur gjatë punës së tij. Kolegët ofrojnë një dhuratë në fund të festës. Unë së shpejti do të ndërroj adresën e zyrës dhe bashkëpuntorët.

U bënë një vit e gjysëm që punova në qëndër të Parisit dhe isha vërtet shumë e lumtur që mu dha kjo mundësi. Nuk do të thotë që nuk vrapoja në mëngjes dhe në darkë, gjithmonë me vonëse, veç vrapimi bëhej në një ambjent të bukur.

Në kuadri e largimit tim, pata edhe unë një « pot de départ ». Në fakt emocionohem shumë dhe kam gjithmonë përshtypjen që nuk arrij të falenderoj vërtet sa duhet kolegët e mi që jo vetëm me ofruan një restorant (vaktin sigurisht) por më bënë edhe një dhuratë të shoqëruar me një libër me plot dedikime. Njëri nga kolegët bile, kishte harxhuar kohë për të gjetur një fjali në shqip shkruar mirë dhe kuptueshëm.

Doja të shtoja që unë nuk i kam shumë qejf ndarjet dhe më vjen keq që kjo festë zhvillohet para ndarjes. Pse them ndarje, sepse në një qytet të madh si Parisi, kolmegët me të cilët punova, megjithëse mund të kishim relacione shumë të mirë, nuk do të kem mundësi t’i takoj rishtazi. Bile edhe nëse ndonjëherë mund t’i shikoj korridoreve të një klienti tjetër, secili do të ketë njohur njerëz të tjerë dhe do të ketë biseda të tjera për të ndarë. Po nga anët tuaja, ç’ndodh para një largimi ?

Publicité
Publicité
Commentaires
T
ania, edhe une kam me sh qejf mirepritjet veç po ta mendosh thelle thelle eshte qe çik e shpejte ashtu si ndarja.(ndonjehere mos e elzagjerojme).
A
Tena te uroj suksese ne misionin tend te ri e te qellosh ne nje kolektiv te lezetçem se shtuhet puna me mire me kolege interesant :)

Edhe mua ne punen qe isha me pare me bene nje tip dreke - secili kishte sjelle nga nje diçka te gatuar vete ( njeri gjellen, tjetri pije, tjetri aperitive, tjetri embelsiren etj etj) dhe u shtruam ne tryeze ne nje nga zyrat e nderrmarjes :) Me bene edhe nje dhurate. Kjo ishte me personat qe me puqej me shume muhabeti, me te tjeret bera nje koktej e aq. Por ka patur raste qe e kane bere edhe me croissant e me lengje frutash, dmth ne mengjes kete "Pot de départ". Eshte diçka e lezetçme dhe e kendshme por sadopak edhe e e trishtueshme.
T
pu pu moj belle, ketu nuk e egzagjerojme kaq shume, nje gote dhe ndonjehere eshte vetem leng frutash.
B
Ne Western countries keto lloj "parties" nese mund ta quaj keshtu hasen me shpesh. Personi qe largohet nga nje kompani fton koleget e tij dhe organizohen, dalin per dreke ose thjesht per aperitiv deri sa s'mbajne me nga alkoli.

Suksese te metejshme ne punen e re!
T
Amour, EH - mbase do shkruaj nje note mbi specializimin e shoqerive ku jetojme ne (mbase sh serioze me te pare e me te bere)

strangeMAN - ndaj eshte tjetri ketu per te dhene sqarime, biseduar, debatuar, zene e te tjera si keto. Ne fund te fundit une flas per gjera qe ndodhin ketu dhe nuk i kam hasur ne atdhe.
Publicité