Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
3 juillet 2007

Michaël YOUN

yn2

Kam kaq kohë që dua të flas për artistat në Francë. Këngëtarët më popullor apo më të njohur, humoristi simbol etj etj veç nuk arrij të organizohem teknikisht. Nejse sot do të flas për jo artistin më të njohur në Francë. Nuk ka gabim ortografik, flas vërtet për parodistin e artit më karragjoz dhe të pacipë në këto momente (që po zgjatin ca vite). Mora këtë inisjativë jo vetëm sepse dje lexova që personi në fjalë është cituar në një blog shumë të njohur në USA po edhe pse klipi parodik i tij i fundit më bëri vërtet për të qeshur.

yn1

Personazhi, që nuk duhet të jetë mediokër, shpik karagjozlliqe njëra më idjote se tjetra. Ka shitur disqe, ka drejtuar emisione, merr pjesë në debate ku bën rrëmujë, kamera e fshehtë etj etj dhe emëruesi i gjithë aktiviteteve të tij është “I pacipë”. Nuk mund të them që jam një fan i tij dhe ndjek çdo gjë që krijon veç duhet ta pranoj që karagjozlliqet e tij janë pa kufi dhe i sheh gjithandej.

Gjykojeni vetë duke parë klipin këtu.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
Arskultura, mireserdhe ne kete blog - per Youn, nese e lexove me vemendje çthem, e quaj jo artist !
A
Se M. YOun së pari nuk ia vlen ti thuhet artist, se ai punën të cilën e bën, ne kemi bërë kur kemi qenë adoleshent. Nganjëherë mundë ta quajm edhe kaskader, se gjërat që i bënë të gjitha i bënë vetë dhe janë reale.<br /> Shëndet
T
ania, jemi dakort dhe fola per te se pashe qe ishte bere i njohur (ose flitej per te ) edhe ne USA dhe vertet kjo e fundit me beri per te qeshur.
A
Une personalisht e kam shume inat si tip e si "artist" ... me acaron nervat. Por parodite qe ka bere dua apo nuk dua une jane te lezetçme ... kete te fundit psh e mora vesh shume vone qe ishte e ketija.
T
blete, ketu vdesin nje çik per amerike veç nuk e thone sidomos jo me ze te larte.
Publicité