Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
16 juillet 2007

Mondializmi

20070707_156 20070707_157

Mondializimi, kjo është fjala që përkthehet automatikisht në mëndjet e njerzve këtu me delokalizim që do të thotë humbje pune, që do të thotë varfëri (po po megjithëse gjithshka është relative) , që do të thotë humbje shprese dhe deri depresion (fjalë pak e përdorur në gjuhën shqipe).

Ç’lidhje ka kjo me fotografinë do më thoni ju. Po sqaroj një herë ç’janë këto fotografi megjithëse mendoj që e keni nuhatur. Kjo makina, që qelbet era benzinë kur ecën (fenomen i rrallë nga këto anët tona) shet akullore. Personazhet që merren me këtë aktivitet duken sikur kanë dalë nga një epokë tjetër dhe kjo bën që aktiviteti i tyre të tërheq kurjozët.

Dje, vapa më detyroi të afrohosha edhe unë një çik më pranë. Akulloret janë të prodhuara diku në një fabrikë artizanale në një vend që se kisha dëgjuar ndonjëhere këtu. Akulloret janë të prodhuara nga frutat direkt (jo nga esenca) dhe këto fruta janë të kultivuara vetëm me plehra biologjike (disa nga frutat janë të ardhura me avjon besoj se kishte shije ananasi ose mango). Shitsja vinte nga Brazili dhe blersja, unë nga Shqipëria. Pika pozitive : makinat e vjetra ripërdoren me sukses, akullore artizanale, me fruta të verteta, me fruta qe rriten duke respektuar ambjentin, akullore të mira. Pika negative: makina qe mbante erë, disa nga frutat udhëtonin gjatë për të ardhur deri këtu.

Atëhere mondializimi, unë nuk di ç’të them, mendoj qe si për çdo gjë nuk mund të jemi plotësisht kundër apo dakort ?!

Publicité
Publicité
Commentaires
T
shqipo, une e para si qhqiptare qe jetoj ne france, nuk mund te jem kondra veç siç e thua edhe ti - "nese rregullat jane te barabarta" - dhe keto te fundit nuk jane kur prodhohen xhinset ne Kine p.sh.
S
nqs doni me fol shqip, tamom tamom i bie te thuhet "botezim" se globalizm eshte nje nga qindra fjalet e reja te rrujtme nga anglishtja.

une jam shume per botezimin - sigurisht nese rregullat jane te barabarta per te gjithe. nese robi vendali (francezi ne rastin tend) nuk arrin te konkuroje me rumunin (ne rastin eh), atehere te marri paret rumuni e francezi te beje/mesoje nje pune tjeter qe s'e ben dot rumuni.
T
belle, vendet si Shqiperia mund te mendojme se profitojne veç ne jemi gjeografikisht ne Europe dhe eshte normale, mendoj te prodhojme dhe shkembejme. Mua ajo qe me duket jo e drejte eshte p.sh. prodhimi i gjithe xhinseve te botes ne Kine !?

nje, mendoj qe kjo teme eshte sh e gjate dhe e komplikuar dhe dhe kur flasim gjate nuk i kemi thene te gjitha. Sigurisht, sidomos ne duhet te mendojme mbi mundesite e zhvillimit ekonomik te atdheut ne kuadrion e globalizimit dhe te ruajtjes se traditave (jo ore nuk ka me kallmet !?)
N
prsh miq,
me sa kuptoj un nga ekonomia, globalizmi esht pasoje direkte e ekonomis se tregut, qe me renien e kufinjve, mund te shohesh nje treg global [ja ku lind dhe termi]. ne fillim globalizmi u nis per arsye marketingu, ta zeme beheshin fushata per te gjith boten njesoj. ta zeme C.ca C.la, apo P.psi. pastaj u vu re qe vende qe sapo hynin ne TREG, kishin kosto pune me te lire, dhe sic na meson Ekonomia e tregut, un prodhoj lire dhe shes lire !? kjo sesht e gabuar. edhe ju po te kishit nje firme, do prodhonit ne shqiperi dhe do shisnit ne itali.
ajo qe esht me shqetsuese, te pakten per mua, esht gama e produkteve. duke qene me kosto te ulet, ne te gjith boten duhet te USHQEHEMI me te njejtat produkte.
e shpesh kjo pengon prodhimin e atyre produkteve te 'qosheve' qe humbin. po te mendosh psh ne shqiperi prodhohej me pare nje vere qe ishte Kallmet, dhe qe tani nuk prodhohet me. [ose prodhohet jasht standarteve].
ka shum kritika per Ek.Tr. ne keto momente, me teper per vende te EU qe vendosin limite teper te forta per produktet qe vine nga India, apo Kina, duke rritur koston e tyre. [rasti me flagrant shitja e Telecom ne itali pengohet per bleresit jasht EU edhe nese ato ofrojne me teper]
Duke u kthyer ne shqiperi. Duhet te shqetsohemi per nje faktor tjeter. Duke perfituar nga nje ligj shqiptar qe produktet gjysem te perpunuara nuk doganohen [taksohen ne dogane], Armani me shoke, prodhojne pa e perfunduar produktin, dhe perfitojne duke mos paguar taksat. kshu shqiperise i hiqen disa te ardhura te mira nga doganat.
me falni se u zgjata shum
B
Eh globalizimi....mire apo keq s'mundemi ti themi Stop! Kuptohet, korporatat dhe bizneset me ne ze perfitojne dhe nuk kane ndermend te ndalin kete ide qe i con perfitimet e tyre goxha. Por, nga ana tjeter vendet jo pak te zhvilluara perfitojne sado pak me mundesi pune dhe pse pagesat nuk do jene kurre sic do ishin ne vendet ku keto kompani kane "headquarters".
Publicité