Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
17 juillet 2007

Ndihmë konkrete për atdheun

ura

Atdheu atdheu, të gjithë në gjithshka që shkruajmë i referohemi vetëm atij. Qëllimi, të paktën i imi, është jo vetëm të tregoj lidhjen e fortë që kam me të po gjithashtu të ndihmoj bashkëatdhetarët duke i informuar ose duke diskutuar me ta. Deri këtu gjithshka është e thjeshtë dhe kërkon vetëm kohë. Çështja komplikohet kur duhet kontribuar më konkretisht. Nëse dikush do më kërkonte të lija gjithshka për t’u kthyer, edhe për pak kohë në atdhe, do të mendohesha qjatë sidomos për të gjetur argumenta pse është e pamundur. Nuk mendoj se kam turp ta pohoj apo qe pres gjykime të repta. Nëse dikush do më kërkonte të paguaja një tatim për të ndihmuar ekonominë e vendit, mendoj që do të nxehesha dhe të shaja korrupsionin në atdhe. Ngel një zgjidhje tjetër, ndihma financiare për projekte konkretë, të administruar nga shoqata jo qeveritare. Si shqiptare e vërtetë, megjithëse preferoj këtë zgjidhjen e fundit, nuk kam shumë besim kur jap të holla njerzve të panjohur. Atëhere a ka ndonjëri zgjidhjen për të ndihmuar konkretisht !?

Vjet lexova këtë artikullin tek Peshku. Mu duk inicjativë shumë e mirë dhe si gjithmonë të jashtmit, me shumë kurajo. Mendova një çast të bëja një donacion, pastaj lexova një çik më shumë mbi projektin, thashë nesër, dhe e nesërmja u bë një javë, muaj dhe hop një vit. Kur pashë të njëjtën sitë tek një blog mik, ju betova vetes që jo vetëm kësaj rradhe do të bëja një donacion por edhe do të flisja në blogun tim mbi këtë inisjativë vetëm mbas donacionit. Të gjithë që kaloni këtej, dhe që jetoni jasht atdheut, mos hezitoni , kontribuoni në këtë projekt. Jo vetëm për Urën por edhe për të treguar se konkretisht mund të ndihmojmë. Sigurisht shuma që dhashë nuk është shumë e rëndësishme, e rëndësishme është inisjativa. Blogues, ju ftoj të flisni edhe ju po të keni dëshirë mbi këtë projekt vetëm pasi të keni bërë një donacion.

Për të bërë një donacion, klikoni këtu. Më shumë rreth projektit në Anglisht dhe Italisht.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
strangeMan, siç e shikon eshte nje belle fleur e pjekur.

belle fleur, shpresoj qe te kemi bere mire.
B
Tena, duke lexuar shkrimin tend dhe ketu me inkurajoi akoma me shume saqe s'prita per dite me vone, por e mbarova detyren time dhe dhashe kontributin tim duke shpresuar qe ky projekt te realizohet sa me pare dhe jeta e ketyre njerzve te permirsohet disi.

Salut!
S
Tena, te lumte!

Shpresoj ta marrin edhe te tjere stafeten.

Te pershendes!
T
eni, faleminderit veç nuk eshte se dhashe ndonje shume te madhe (afersisht nje dreke e lehte ne nje restorant), dhe ata qe kerkojne donacione flasin per 7-8$ qe mendoj nuk eshte shume, veç sa me shume njerez te japin kjo shume pak, kthehet ne shume.
E
Tena te pergezoj per gadishmerine qe tregon ne raste te tilla!
Publicité