Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
20 juillet 2007

Biografi

rachidaFjalë që secili nga ne e njeh shumë mirë. Me kujtohet ku duhet të bëja biografinë time për të kandidatuar për në universitet. Asnjë histori të dalluar në familjen time. Edhe gjyshi i shkreti, la vetëm këmbën jo kokën në luftë.

Më bënë të mendoja mbi biografinëa lajmet dhe diskutimet e  fundit politike në France.

  • Konteksti: Një nga të rejat revolucionare të Presidentit të ri në France, ishte respektimi i raportit gra/burra në qeveri dhe sidomos dhënja e një ministrie të rëndësishmë, Drejtësinë, një vajze jo vetëm me origjinë të huaj (presidenti vetë gëzon këtë status) por sidomos nga Magrebi.
  • Lajmi i zhurmshëm: Opozita zbulon me bujë që dy nga vëllezërit e ministres, janë të ndjekur nga drejtësia për trafik droge. Sigurisht gjërat nuk thuhen hapur veç idetë e vjetra dalin në sipërfaqe dhe kjo nga socialistët (social! dhe popullor!). Cilat janë idetë, që politika i takon familjave “të mira”, “tradicionale”, “me kulturë” et të tjera epitete si këto që nuk flasin mbi vlerat dhe kapacitetin e njëriut vetë.
  • Konkluzioni: zhurma  nuk bëri shumë zhurmë dhe bile edhe atë pak e bëri për opozitën. Opinioni në përgjithësi këtë jo lajm  e soditi pa interes.

Për t’u kthyer tek biografia ime, prindi dëshironte të bëhesha mjeke veç viti ku duhet të shkoja në universitet, nuk kishte vënde sa duhej për miqtë e vlerësuar nga Byroja, imagjinoni për mua ?

Publicité
Publicité
Commentaires
T
edrus, une nuk shprehja ndonje antipati apo simpati per ministren te cilen nuk e njoh sh mire (ne kuptimin e punes qe ben apo kapacitetin qe ka per te bere) !?<br /> <br /> Eni, me thene te drejten une nuk doja te shkoja ne mjeksi veç nuk me çuan ku doja. Nejse histori tjeter kjo.
E
e imagjinova Tena dhe i binte qe asokohe me mire te kaloje nga nje vrime gjilpere se te fitoje ate vend ne universitet:(
E
Të imagjinoja më të bukur se sa kjo foto që ke vënë tek biografija :P
Publicité