Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
22 juillet 2007

IKEA

20070707_074 20070707_076

Kam folur pak para ca kohesh mbi fundjavën normale na Francë. Pra sepse është normale, unë banoj në Francë dhe jam gati franceze (të paktën në letra), isha një të djelë para ca kohësh tek IKEA. E di që kjo nuk ndodh vetëm këtu se të tjerë kanë folur mbi këtë dyqan kaq në modë veç në Francë duke qënë dyqani pothuajse i vetëm i hapur të djelën ka një turmë të ngjeshur njërzish gjithandej. Këndi për fëmijët është plot, në pjesën ekspozitë të dyqanit, nuk ka më një vënd për t’u ulur, në pjesën dyqan vetshërbimi duhet të shtysh njerzit e koncentruar në zbulimet e tyre me bryla, restorantin harroje dhe rradhën për të pagur, shikojeni vetë. Ndënja më shumë në rradhë se sa në dyqan, u njoha me hallet e njerzve që mbanin rradhën mbas meje, problemet e atyre në rradhën ngjitur, mallrat e komshiut përpara. I thashë vetes që nuk do të kthehesha më në këtë dyqan se më dukej vetja si e burgosur në këtë rradhën time për më shumë jo vetëm. Burgosjet masive kam përshtypjen që më duken akoma më të frikshme. Nejse deri rradhës tjetër sigurisht se dyqane të tilla na janë bërë të paevitueshme në shoqërinë tonë të re.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
belle, ketu, ne france, shtohet edhe fakti qe eshte dyqani i vetem i hapur te djelave. Imagjino edhe kurjozet qe vijne vetem per te bredhur.?
B
Ike ike more dhene, keshtu me duket sa here degjoj per Ikea:)) Nejse, kam qene vetem nje here ne Ikea, flas per ketu ne NY dhe dyndjet e njerzve jane njesoj si ne evrope, dhe te them te drejten kjo te heq entuziasmin per te blere gjerat qe njeriu ka nevoje. mgjth, nuk e nenvlereson dot kundrejt cmimeve te arsyeshme qe ofron ndaj klienteve, prandj dhe njerzit shkulen te gjithe per ne Ikea.
T
salvatori, ne fakt me kete note doja te thosha nje çik ate qe ti e thua me fjale te qarta dhe preçize. Diktatura e shoqerise demokratike. Veç shyqyr qe eshte demokratike dhe kemi mundesine te bejme ndryshe si ti p.sh. Une mundohem te shkoj sa me rralle veç nuk mund te them 0 here.

Its, Ikea nuk e kisha degjuar ne anglisht veç mundohu te shqiptosh ne frengjisht HiFi dhe F..k ? dhe hajde mesohu pastaj.

Elais, edhe me ty jam dakord bile shume shume dakort kur me eshte dashur te shkoj tek ky dyqan per arsye ekonomike.

blete, une e kam qejf montimin dhe karamelet me kripe.
T
ne fakt po ju pergjigjem me nje çik vonese, nuk kam kohe jam ne shtepi me pushime.
B
mos ma shani IKEA-n ju lutem. eshte dyqan fun. gjysma e qejfit eshte montimi i gjerave ne shtepi, sherri me prinderit e kusherinjte, humbja e vidhave dhe e dadove e plaget e gishtave, ama kur mbaron me ne fund e pi nje birre te ftohte e ha nje pica te mire, lere lere c'vete.
edhe nese do t'i hedhesh mobiljet per tre-kater vjet nuk te vjen keq hic.
pastaj ka edhe torte me bajame, e lingonberries.
i like.
Publicité