Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
14 août 2007

Bretagne

carte_celteParë nga Shqipëria, Franca ishte për mua Parisi, Komuna e Parisit, Hugo, Balzac, kështjella mbretërisht, Parisi përsëri, etj, etj veç për një gjë isha e sigurt Franca, ky vend i madh ishte atdheu i francezëve dhe frëngjishtja gjuha e tyre. Kur u instalova këtu dhe fillova të vizitoja seriozisht, kuptova sa shume gabim e shikoja këtë vend dhe sa pak njihja historinë.

Kjo ishte hyrja për të prezantuar vendin ku kalova pushimet këtë vit. Quhet Bretagne (Breizh në gjuhën celtike), emri është i ngjashëm me Grand Bretagne që është emri që i japin francezët Anglisë dhe nuk është një rastësi. Kjo krahinë franceze është e « populluar » nga pasardhësit e celtëve, të ardhur nga ishulli britanik mbas rënies së perandorisë Romake dhe që rreth viteve 1500 ishte si një mbretëri e huaj bashkëngjitur asaj franceze si e tillë. Bretagna [brëtanjë] dallohet, akoma sot, për një identitet dhe gjuhë keltik të ruajtur mirë. Çdo vit, në këtë krahinë, organizohet një festival i muzikës Celtike nga Skocia, Irlanda, Gjermani dhe Franca.

Krahina është e bukur me shumë ishuj dhe gadishuj për më shumë që megjithëse shumë në veri, nuk bën shumë ftohtë dhe natura ngelet e ruajtur nga ndërtimet dhe plazhet nuk janë të superpopulluara. Vendi është shumë i kërkuar sidomos për rezidencat e dyta për të kaluar pushime ose fundjavën. drapeau_bretonAutoktonët, megjithëse gjithnjë e më të paktë në numër mendoj, vazhdojnë të konservojnë gjuhën (plotësisht e pakuptueshme dhe e palexueshme për mua) dhe shikon flamurin e ish mbretërisë gjithandej, në shtëpi (shumë e rrallë në Francë për flamurin francez), në bluza apo në xhamat e makinave. Me shumë për vendin dhe pushimet nesër

Publicité
Publicité
Commentaires
S
Ndersa une isha vjet ne kete zone ia kalova shume mire vizitova St Malo, Mont Saint Michel dicka e vecante me pelqeu shume keshtjella.<br /> Eshte gati kufi midis Bretagne dhe Normandie.<br /> Me pelqen blogu juaj!
T
rrofsh Nela. doja te sillja me shume pushimet e mia ketu veç nuk e di nese do te mundem.
N
Hej, sa mire qe u ktheve Tena, na kishin munguar postimet e tua :)!
T
Miresejugjeta te gjitheve dhe vertet ka munguar biseda me ju per me shume qe e kam humbur pak "artin" e te shkruarit !?
E
mire se na erdhe e dashur..na morri malli..info interesante me qe ra llafi.me shkriu flamuri.
Publicité