Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
20 août 2007

Leximet në pushime

am_homesKëtë verë vendosa të përmirësoj anglishten time ndaj mora këtë librin me vete në pushime.

Përmbajtja : Richard, jeton vetëm dhe tashti që nuk ka më nevojë të punojë, dita e tij është e organizuar rreth sportit, dieticienes, pastrueses, kompjuterit dhe kjo çdo ditë deri në momentin kur një krize ankthi e shoqëruar me dhimbje paralizuese do ta detyrojë të marri rrugën e spitalit në një ambulancë. Që nga kjo natë Richard fillon të bëhet i ndërgjegjshëm mbi ambjentin dhe njerzit që e rrethojnë, prindërit, ish gruaja, djali, komshinjtë, të njohurit.

Mendimi im : sepse gjithmonë kam folur për libra që më pëlqejnë, nuk do të thotë që gjithshka që prek me sy, sigyrisht, janë vepra dhe kryevepra. Ky libër p.sh. që isha bërë gati ta rekomandoja kur lexova përshtypjet dhe përshtypslënësit në kapak, është vërtet i dobët. Takimet dhe njohjet e personazhit kryesor me njerëz të tjerë janë si pa lidhje dhe të cekta, komunikimi mes njerzve shumë i lehtë ose shumë i bukur për të qënë i vërtete. Vetëm nja 50 faqe të librit nuk mu dukën keq, aty ku personazhi kryesor duhet të rikrijojë lidhjet me djalin e braktisur vite më parë.

Do të isha kurjoze të dija nëse dikush tjetër a ka lexuar ?

Publicité
Publicité
Commentaires
T
Nela, ka aq sh libra per te lexuar saqe une me deshire e le pergjysem nje qe nuk me pelqen. Ky ishte mgjth pak argetues dhe lexohej shpejt.
N
O Tena, ndonjehere duhen lexuar edhe keta librat keshtu kot me kot nga cilesia, se heren tjeter mundohesh te zgjedhesh me mire :)Por meqe qellimi yt ka qene anglishtja, besoj se ka bere pune. Une po lexoj kete librin tani "For Women Only" http://www.amazon.com/Women-Only-about-Inner-Lives/dp/1590523172. Ma dha nje shoqe, por s'e di pse i hyra ketij sikleti duke qene se libri flet per "inner life" te burrave, liber sh.psikologjik dhe maskilist (edhe pse shkruar nga nje femer) :)
I
2 librat ne rradhe per ty Tena:

Freakonomics
http://www.amazon.com/Freakonomics-Economist-Explores-Hidden-Everything/dp/006073132X

Liar's Poker
http://www.amazon.com/Liars-Poker-Rising-Through-Wreckage/dp/0140143459/ref=pd_bbs_sr_1/104-0736122-0371940?ie=UTF8&s=books&qid=1187726772&sr=1-1

Dy nga librat e mi te preferuar te te gjitha koherave. Shkruar me nje gjuhe te thjeshte, kontemporare qe nuk do kesh probleme per ta kuptuar. Nga ana argetuese dhe edukuese jane 1. Ne qofte se nuk i gjen ne France, po ti nis me poste vete.

Leqe, me dergo adresen me email aty ky e di vete ti, dhe do te ti dergoj para se te demenazhoj per Calgary. Une po i heq qafe te gjitha posesionet dhe e bej me kenaqesi.

ciao
T
Its, me kenaqesi nese ke tituj per te me rekomanduar. Nje liber ne jave, ky eshte objektivi im por nuk arri gjithmone ?!

edrus, ne fushen e filmave ne pergjithese deri nga vitet 2002 jam nje çik ne dijeni dhe kjo teme nuk me kujton gje, titulli mbase ?

e.selmani, keshtu e ngushelloj veten ne fakt.
E
Tena, Ne qofte se libri te ka ndihmuar per te permiresuar anglishten, atehere bere mire qe e lexove.
Publicité