Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
24 août 2007

Një karnavale me maska në Shqipëri – Shkodër, Historia dhe artizanët

ShkoMasq2

Për herë të parë në Francë një ekspozitë me fotografi dhe maska që i dedikohen karnavaleve në Shkodër, ky qytet në Veri të Shqipërisë dhe historikisht, konçesion i republikës së Venecias Dëshmitar i një tradite me fillimet e tij në fillim të shekullit të XX, historia e kësaj karnavaleje pasqyron gjithashtu edhe episodet më të rëndësishme të historisë së këtij vendi :

• vullneti për pavarësi i Shqipërisë rreth viteve ‘30
• lufta e ftohtë dhe përplasja e blloqeve në vitet ‘50
• politizimi i karnaveles që do të sillte ndalimin e plotë të saj rreth viteve’60
• ringjallja para tre vjetësh dhe kjo ngjashmëri pak e çuditshme me karnavalen e Venecias.

Një numër i madh fotografish të papara ilustrojnë temat e mësipërme ndërkohë zgjedhja e rreth 50 maskave të realizuara në Shkodër bazuar në traditat veneciane por që shprehin qartë mjeshtërinë e artizanëve shkodran. Disa nga këto maska janë përzgjedhur nga regjizori Stanley Kubrick më 1999 për filmin e tij « Eyes Wide Shut ».

Adresa
Eksozita mbahet më 4 deri më 8 shtator 2007 dhe oraret e vizitave janë 15h deri 19h
Vernisazhi 4 shtator duke filluar nga ora 18 deri më 20h
Atelier Calligraphis
16, rue Visconti 75006 Paris
Métro : Saint-Germain des Prés ose Mabillon

E perkthyer nga lajmerimi qe mora me mail ne frengjisht

Publicité
Publicité
Commentaires
T
Erion, as une nuk e dija bile nuk dija qe kishte maska ne Shkoder ?!

Eni, personi qe mi dergon mua iken me pushime, nese te arrin ai i ekspozites fotografike, te lutem me ose na lajmero.

belle fleur, kesaj here besoj se do ta vizitoj
B
very interesting!
E
dhe mua me erdhi ky info me mail Tena dhe sado qe nuk di frengjisht e kuptova ate punen e maskave te filmi i Kubrick dhe me shkuan syte xixa nga qefi:)
E
"Disa nga këto maska janë përzgjedhur nga regjizori Stanley Kubrick më 1999 për filmin e tij « Eyes Ëide Shut ». "

Nuk e dija kete Tetena.
Interesante!
Publicité