Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
30 août 2007

Frutat

20070707_118Në këtë fund gushti është e pamundur të mos mendosh për frutat. Është e vërtetë që këtu, si në çdo vend « kapitalist » mund të gjesh të gjitha llojet e frutave, gjatë gjithë vitit, veç, vetëm kur është stina ato janë më të mira dhe sigurisht më të lira.

Sikur dikush të më pyeste për frutën që më pëlqen më shumë, nuk di çfarë të përgjigjem. Fiqtë në bregun e detit në Himarë, pjeshkat e fëmijërisë apo karpuzi i pazarit të vjetër me shitësit që në vitet më të bollshme e gdhinin pranë thesarit të tyre. Nëse pjeshkët e vërteta nuk i gjen më as në atdhe, fiqtë nuk udhëtojnë dot, në këtë atdheun e ri më ngelet vetëm karpuzi. pasteque1Ky i fundit shitet i tëri, një gjysëm një çerek apo një thelë. Në fillim më dukej çudi kjo shitje e copëzuar veç jemi dakort që kështu nuk ke ndonjë surprizë kur e pret në shtëpi. Vetëm tjetri si shqiptare e vërtetë do ta theri karpuzin vetë dhe ndaj bleva një të plotë që më doli verdhacuk. Mendova një transformim gjenetik si këta karpuzat japonezë, por bëhej fjalë për një varietet spanjoll. Nuk ishte i keq veç nuk e di ku e kam lexuar që edhe ngjyra ka të bëjë shumë me si i shijojmë ushqimet. Dhe e imagjinoni që nuk e zgjata shumë me këtë të huajin. Po ju si ja bëni me frutat ?

Publicité
Publicité
Commentaires
T
belle fleur, hajde ketu se jo vetem eshte i embel por edhe kane gjetur nje varietet pa fara.
B
Hera e pare qe shikoj karpuz ne forme katrore, japonezet s'kane me cfare kalojne kohen dhe merren me eksperimente karpuzesh:))

Frutat i kam shume qejf por kur i blej ketu nuk te shijojne si ato ne Shqiperi. Sa me ka marre malli per bostan - karpuz Torovice. Per mua ai eshte bostani me i mire, shume i kuq dhe shume i shijshem.
T
Eni, mora vesh qe eshte ngjyra natyrale e nje varieteti ne Spanje !?
Per ate katrorin, shiko komentin paraardhes.
T
Erion, une nga atdheu kerkoj te me dergojne vetem fiq. Nderkohe tu ne Itali duhet ti kesh te mire se ketu ne veri te frances jane si te shplare.
(p.s do ta ve blogun tend te ri veç keto kohe nuk kam pasur vertet vertet kohe).

Selfi, e gjeta pergjigjen e pyetjes tende ketu : http://www.lemonde.fr/web/recherche_breve/1,13-0,37-997270,0.html
eshte frengjisht dhe thote qe transformimi nuk eshte biologjik por mekanik. Karpuzi vendoset ne nje ene xhami katrore. Qellimi eshte stokimi optimal i frutit i cili ne formen e tij fillestare ze me sh vend. Nga ana tje me sa duket ne Japoni, kulturat e fruta - perimeve jane shume te vleresuara dhe me pakice ndaj edhe mundohen te bejne eksperimentime. P.sh nje karpuz me kete forme arrin çmimin rreth 70euro ?!

aklli, eshte e vertete qe une nuk kam si ankohem ndaj kur te duash na dil ketej nga anet tona. (sigurisht jo vetem per frutat).
E
ky karpuzi i verdhe ma beri me sy..shyqyr ketu nuk qahemi dhe aq per fruta mgjth ka hyre hormoni paq dhe ketu...
Publicité