Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
31 août 2007

Festat e Blogostanit

Sot është festa e blogut dhe ju ftoj të gjithëve të flisni për të paktën pesë blogje që keni zbuluar këtë vit. Unë nuk do të flasë për ata shqiptar, të cilëve ju kam dedikuar një blog, por do prezantoj disa në frëngjisht ashtu siç bëra dhe vjet në fakt.

Blog Day 2007

Mongkut është shoku i vetëm që kam zbuluar vërtet këtë vit dhe që shkëmbejme comente. Autori është një francez me origjinë nga Kina dhe artikujt e tij kanë nje humor natyral që më pëlqen. Në blogun e tij, kush ka kohë, mund të gjej edhe një fotografinë timen në kohët e lashta.

Fig tree, blogu i një shkrimtareje franceze dhe i shkruajtur në anglisht. Shumë interesant sidomos për ata që interesohen për letërsinë kontemporane franceze. Shkrimtarja bën plot komente mbi librat që lexon dhe komente me cilësi.

Sepse blogu është edhe per te mos e marre jeten shume seriozisht, Caroline daily tregon problemet e saja si dikush për të cilën moda është problemi qëndror dhe jetik i së përditshmes. Shkruar këndshëm dhe me humor me artikuj jo shumë të gjatë, eshtë një blog që e këshilloj për të shplarë pak kokën.

La guerre des roses, e mer titullin nga një film i njohur amerikan "The War of the Roses" dhe mbahet nga një çift ku secili shpreh mendimin e tij mbi tema të ndryshme të së përditshmes. Më duket ide interesante veç nuk e njoh shumë mirë blogun me thënë të drejtën.

Dhe së fundi një blog teknik që ka si temë telefonin dhe përdorimin e tij në fusha të ndryshme sidomos për të paguar, sigurisht për amatorët.

Dhe si gjithmone ky nga Kina ngelet i vetmi qe konsultoj prej me shume se nje vit dhe ngelet njesoj.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
eni, edhe une nuk kam sh kohe. Bile konstatova qe nga vjet nuk kam zbuluar blogje te rinj veç atyre ne shqip. Qellimi i ketij artikulli ishte ne rradhe te pare festa dhe pastaj nje shkembim blogjesh te ndryshem, se mendoj qe gjithmone duhet te zbulojme apo te shikojme çndosh.
E
te kam shume qejf qe merrem me tete keto blogje.mua shqiptaret dhe disa blogje turke e te disa miqve te flickr me dalin e teprojne per momentin:)s'kam fare kohe me kontrollu:(
T
Ervivi, e shikon qe nuk ka kala qe nuk e marrin partizanet (ha ha).
E
uhahahhahaha....e di ça isha tu kerku ke vendi i gabuar :D kur vajta ke vendi qe duhej, si per rastesisht dora me shkoi menjehere ke nje foto...po nje foto...uuuffff me duket se jakat e bardha dhe perparset e zeza me kan traumatizuar a vie (i kam pas vdekje) :D <br /> <br /> <br /> pppffff...si ishte puna kurjozitetit? une e vras perpara se te me vrasi se jam mace e zgjut :D
T
Ervivi, germo tare germo. Ne fakt e konfirmoj qe fotoja ime eshte tek kjo sita dhe eshte sh perfaqesuese e nje shqiptareje te dalluar (ha ha).
Publicité