Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
8 septembre 2007

Gjuha jone sa e mire... dhe emigrimi

reklameNë fillim mu duk si një shaka pa kripë, personi që ma tha mu duk mëndjemadh, ishte një çik i çuditshëm në fakt, i mbullur në vetvete dhe nuk fliste shumë me të tjerët. Vinte nga Kamboxhia dhe si gjuhë e rrale dhe qe asnjë njëri nuk e kishim dëgjuar, ju lutëm të na thoshte dy llafe. Përgjigja e tij thjesht dhe me një buzqeshje të çiltër ishte që e kishte harruar gjuhën e tij. Kishte rreth 15 vjet në Francë dhe nuk kishte shume kontakte me bashkatdhetarë. Absurde, e pa imagjinueshme si mundet dikush të harrojë gjuhën e nënës. Filluam të talleshim me të, grupi përbëhej me të huaj të tjerë qe kishin pak vite në Francë . Pohimi i tij ishte hapi i parë për t’u parë nga grupi si i çuditshëm ndaj gjithshka që bënte dhe thoshte na dukej deri qesharake.

M’u bënë rreth 10 vjet në Francë dhe ju siguroj që kam ca kohë që mendoj shpesh për kamboxhianin. Sa herë nevrikosem dhe nuk gjej fjalët në shqip, që në një debat, argumentet më të mira vijnë në një gjuhë të huaj, që fjala e duhur në një situatë të caktuar nuk gjendet në fjalorin shqip të kokës time etj etj.

Vazhdimi nesër.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
nela, nuk mendoj qe nje gjuhe e huaj e jep me mire kuptimin e nje fjale. Mendoj me shume se shpesh harrojme fjalet e rralla dhe kthehemi tek perdorimi i te huajave qe jane ne te perditshmen tonen.
Per kalamajte te jap te drejte veç edhe une jam ne grupin e atyre qe nuk ju flas shqip se per ta frengjishtja eshte me natyrale dhe pastaj edhe une jam sh e lodhur te mendoj ne te dyja, pra te degjoj frengjisht, ta kuptoj, ta perkthej tek koka, dhe te pergjigjem shqip. E ngaterruar puna.
N
Eshte e vertete qe ndonjehere ata qe jetojne ketu flasin me shume fjale te huaja se sa ata qe jetojne jashte, mbase per snobizem, per te treguar qe dine shume??? Nuk e di, mgjth. jam dakord qe nje gjuhe e huaj e jep ndonjehere me mire kuptimin e nje fjale te caktuar. Por mua me duket absurd fakti qe ne rruget e Tiranes degjon shqiptare qe jetojne jashte te cilet iu flasin femijeve te tyre te vegjel, italisht, anglisht, etj, por vetem shqip jo. Eshte gjynah qe ky femije nje dite te mos dije te flase gjuhen e prinderve, fundja ai eshte shqiptar. Them se duhet pak me teper ndergjegjesim.
T
Erion, mendoj qe nje gjuhe e gjalle eshte ne ndryshim te perhershem perndryshe ajo vdes. Sigurisht jo çdo fjale e re duhet vleresuar dhe mendoj qe botuesit e fjalorit shqip - shqip duhet apo bejne kete pune (!?).

Zana, nuk e ndjej veten fajtore. Mendoj qe eshte nje fakt dhe eshte keshtu dhe jo ndryshe.

StrangeMan, une kam gjetur si zgjidhje shkrimin ne kete blog mgjth shpesh me ze kohe dhe kam veshtiresi.

belle fleur - plotesisht dakort me ty.
B
Populli thote "nje uje qe s'leviz nuk pihet" keshtu dhe puna e gjuhes, nese nuk perdoret pak nga pak fillon dhe harrohet, edhe pse e kam te veshtire te besoj qe mund te harrohet gjuha ame. Nese, nje njeri nuk ka bashkombes per te folur, mund te gjeje menyra te tjera per ta mbajtur gjuhen gjalle, lajme, muzike, apo dhe libra do benin qe gjuha te mos harrohej.
S
Jam i bindur që leximi në shqip mund të të ndihmojë. Megjithatë, mësimin apo harrimin e çdo gjëje në përgjithësi, besoj e dikton nevoja. Nëse nuk të duhet, edhe shqipja do të harrohet (në sensin e njohjes fine të saj, se gjuhën e përditshme s'ka të ngjarë ta harrosh).

Edhe me Zanën jam dakort: pa dramë, pa faj.

Të përshëndes!
Publicité