kontraPo sjell këtu një komentë të lënë nga ania këtu dhe që më duket shumë i qëlluar. Unë doja të shkruaja diçka të ngjashme por po i lë fjalën një kolege (pa blog) që shprehet më mirë se unë mbi këtë temë. Doja të shtoja që mbase nuk do ishte ide e keqe një blog me tema që kanë lidhje me këtë debat ku të interesuarit të mund të dërgonin pyetje të cilat pastaj do të komentohen apo të pasurohen me artkuj nga përvoja e secilit që do të deshmojë. Për të mos ta zgjasur, ja edhe pak fare, ftoj sidomos meshkujt të implikohen në këtë debat si aktorë.

« …në Shqiperi nuk ka fare edukim të popullit mbi kontraceptivët madje do të thoja që s'ka patur e nuk ka as për seksualitetin . Kur i thashe në Shqiperi disa personave të afërt që marr pilulën, më panë në mënyre paksa të shtrëmbër. Siç lexova edhe tek disa shkrime këtu, edhe persona jashte trojeve shqiptare, kishin mendimin se pilula është e rrezikshme për shëndetin e aq me teper qe te ben sterile!!!!!! Te them te drejten ngela pak e skandalizuar nga ky reagim dhe s'kishte burre nënë të jua mbushte mendjen qe realiteti nuk eshte i tille. Pyeta madje edhe gjinekollogen time e cila më buzëqeshi kur i bëra këtë pyetje "a eshte e rrezikshme për shëndetin pilula?". Me tha që jo vetem nuk është e rrezikshme por edhe ndihmon kundra disa lloj kanceresh. E kam përdorur pilulën më shumë se 10 vjet rradhazi dhe mund t’ju garantoj që jam top fare e që nuk jam sterile ... po të bëj statisktika tek ato femra që njoh dhe që kanë patur të njëjtën mënyrë kontraceptivi si une, mund t’ju them që perveç njërës, të gjitha janë me femije e jo të sëmura. Në France 99% të femrave marrin këtë tip kontraceptivi dhe asnje studim nuk ka dhënë një rezultat të besueshëm mbi idenë e rrezikut të pilulave. Pilula është shpikur më 1950 (nëse nuk gaboj) nga një amerikan, dhe amerikanet janë femrat qe e kanë përdorur si fillim pilulën, e më vonë në vitet '70 filluan ta përdorin edhe evropianët. Pra i bie të ketë mbi 50 vjet eksperiencë mbi anët pozitive e ato negative të pilules!!!! Kur doli ne treg për here te parë pilula në France, ideja ishte ajo qe kanë femrat shqiptare për pilulen aktualisht, por tashmë jemi në 2007 e as në 1950 e as në 1970, pra kjo frikë nuk është e pranueshme për mua. Fëmija eshte dhurate e zotit dhe e vetëm atij, sipas besimeve fetare, ndaj më duket shume pozitive që femrat kanë të drejten më në fund të zgjedhin pak a shume momentin e kesaj ngjarje kaq te rëndësishme në jeten tyre. »