Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
18 septembre 2007

Avarianët kërkojnë autonominë e tyre në shtetin e Azerbaixhanit

mhi Ja një lajm që nuk na intereson, drejtpërdrejti e kam fjalën se fati i çdo kombi apo populli është i rëndësishëm. Po pse po shkruaj këtu. Mbase kam filluar të mbroj interesat e kombeve të panjohur, apo të repertoj popuj të pa dëgjuar, apo thejsht nuk kam ç’të shkruaj. Në fakt jo. Po të shikoni hartën në fotografi po flas për një Albanie.

Para ca kohësh vendosa një kërkim automatik tek google për t’u njohur me çdo lajm mbi atdheun shkruajtur në gjuhën e Molierit. Pra fjala kyç ishte « Albanie ». Kur gjeta këtë artikullin, thashë me vete se mbase po mësoja diçka mbi të kaluarën apo historinë tonë. I vetmi informacion që mësova ishte që Albanie, do të thotë në latinisht « Njerzit e maleve » dhe të tillë, në antikitet paskërka pasur edhe më nga lindja. Gjuha e tyre nuk ka azgjë të përbashkët me tonën dhe më në fund veç emrit nuk ndajmë gjë tjetër. Nejse pas flamurit, emri ? E di, e di do të më thoni që emri i atdheut është Shqipëri, veç nuk e di ju por unë nuk kam takuar akoma një të jashtëm që të mund ta shqiptonte.

Konkluzioni. Asnjë në fakt, mbrëmje të këndshme.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
aklli, nuk e kisha me ty, e kisha kuptue ironine, veç ne komentet qe ndiqnin tendin, kisha pershtypjen qe mund te kishte keqkuptime. Nga ana tjeter e dime sh mire qe shpesh njerzit lexojne ate qe duan te kuptojne.
A
Tena, je shprehur shume qarte. Gjysma e dyte e komentit qe veç ironi kundrejt ca shkrimeve, nje pjese pare dhe te Peshku, sipas te cileve populli yne ka themeluar boten...etj, etj...:)

Pasdite te mbare.
T
aklli miremengjes. Nuk e di nese jam shprehur qarte por veç emrit te perdorur nga te huajt, nuk kemi azgje te perbashket me keta shoket.
ados, mireserdhe ne kete blog.
belle fleur, eshte e vertete qe atdheu eshte sidomos malor.
eni, as une nuk e kisha degjuar dhe isha vertet e çuditur.
E
flm Tena shume interesante kjo.s'e kisha degjuar me pare.
B
Vertet interesante! As me shkonte mendja qe ekzistonte nje vend i dyte me te njejtin emer. Ketu ne USA ka Albany dhe kur e kam degjuar ne fillim me ka habitur.

"Njerez malesh" sikur i ka rene ne te sepse dhe ne jemi pak si te ardhur nga malet, me teper vend shqiponjash:)
Publicité