Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
20 septembre 2007

Pasazhi VERO - DODAT

passage_VERO_DODAT

passage

Një pasazh të ri që kam zbuluar këto kohët e fundit. Nuk e di nëse fotografitë janë të arrira veç pasazhi ishte i mrekullueshëm. I restauruar më 1980 ky pasazh e ka fillimin më 1823 dhe ka zëvendësuae pallatin e ndërtuar rreth vitit 1600 të një markizi i cili u gjend i helmuar, së bashku me dy djemtë dhe një nga vajzat e tij, nga vajza tjetër që më pas u ekzekutua nga drejtësia për krimet e kryera. E thashë me një frymë. Nuk ju duket historia e dinjë për një roman me intriga të paçkoklavitshme ?!

Nga pallati aristokratik, kanë ngelur vetëm dy hyrjet identike të pasazhit (njërën e kam fotografuar rastësisht se mu duk e bukur, historinë e zbulova më pas). Ndërtesa u ble rreth viteve 1800 nga një kasap që vendosi ta shkatëronte terësisht për t’i dhënë formën e sotme. Galeria e ndërtuar rishtazi është dhe e para e ndriçuar me gaz, rreth viteve 1926, duke u kthyer kështu në një nga vënd më në modë të epokës. Afërsia e saj me stacionin e karrocave, autobuzat dhe trenat e epokës, që vinin nga provinca e bënë akoma më shumë të frekuentushme.

Adresa : 19, rue Jean-Jacques Rousseau – 2, rue du Bouloi, 75001 Mund të vizitohet çdo ditë, veç të djelave, nga ora 7 deri më 10 të darkës.

Vdes fare për këto historitë, pasazhet e tjera këtu

Publicité
Publicité
Commentaires
T
strangeMAN, Eni - mbase organizojme nje takim INTERNACIONAL te bloguesve shqiptar dhe sigurisht ne Paris (ha ha)
T
belle fleur, ne fakt vazhdon te me duket vetja nje turiste ne kete qytet qe zbuloj çdo dite dhe gjithashtu mundohem te ruaj veshtrimin tim si shqipo pa kompleks.
B
Na thuaj oren, daten, se po vime per tu takuar per kafe tek ky vendi, sepse qenka fantastik!<br /> <br /> Tena, rrofsh qe sjell gjera kaq interesante mbi Parisin dhe qoshet e tija:))
E
sa ta marr vizen aty me ke:)
S
Kafja tashmë është caktuar. Prietet vetëm ardhja në Paris. :)
Publicité