Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
21 septembre 2007

Ndihmë, problem fasulesh apo thenë me përkëdheli Groshësh

groshNuk e kam fjalën për atë që po mendoni!

Kush është shqiptar dhe nuk ka prëvuar në jetën e tij grosh?. Në shtëpinë tonë ishte çdo të hënë në drekë. Problemi ishte që dikush i donte me lëng, një tjetër të trasha si të ngjitura dhe një i tretë me pak lëng por me kokrat e paprishura. Kush e mendon që mund të ketë kaq mënyra të ndryshme për të bërë një pjatë grosh pa mish?

Sepse traditat janë tradita, dje, për ti konsumuar sot në darkë, vendosa të bëj grosh.
Receta ime: Një gjysëm kile fasule, i vë në ujë të nxehtë që të njomen nja dy orë (duhen vënë një ditë më përpara veç tjetri nuk është largpamëse). Fasulet, e njomura, vendosen në tenxhere me presion të shoqëruara me një qepë mesatare dhe një domate e madhe. Bëjnë çuf çuf nja 10 minuta, hapet tenxherja, hidhet kripa dhe shtypen me pirua qepa me domaten, prapë çuf çuf sa të doni, shiko variantet më sipër, dhe pastaj hahen. Receta e saktë me fotografi këtu.

Në fakt nuk jam guzhiniere e sofistikuar dhe kur mbas çufit të parë zbulova që kisha njomur pllaqi dhe jo fasule, e ndjeva veten keq (se duhet ushqyer populli). Ndaj ju kërkoj

NDIHMË

Kush ka një recetë për të bërë pllaqi Korçe. Mishin e grirë e kam grirë, pllaqitë po janë të zjera dhe nuk e di si vazhdon historia. Në enciklopedinëë e madhe Google gjej vetëm një sallatë me pllaqi të shoqes sonë Eni.

NDIHMË

Publicité
Publicité
Commentaires
T
et, nuk e di çfare do te thuash me ;)
E
:)
T
ados, nuk e kisha fjalen aty.<br /> et, pergjigje per pyetjen kur ti te pergjigjesh nje çik per veten tende.<br /> strangeMan, u vonova nje çik per pergjigjen por siç thote populli 'me mire vone se kurre'.
S
Tena, si vajti punë e groshës? Po presim...
E
edhe imja kur ishte e rënduar vetëm pllaqi donte.<br /> Ps: e ke të dytin ?
Publicité