30 septembre 2007

Pemët frutore në Kryeqytetin francez

Më gjatë mbi frutat, pemët dhe mahnitjen time këtu, nesër.
Posté par tetena à 23:11 - - Commentaires [0] - Permalien [#]

28 septembre 2007

CV-ja ose shtigjet e jetės sė jashtme

Konteksti historik : E kam thėnė dhe e pėrsėris, Franca ėshtė njė çik si njė vėnd socialist. P.sh kur ke njė punė, ėshtė vėshtirė ta ndėrosh apo edhe tė tė heqin(veç falimentimeve dhe planeve ekonomike, histori te tjera keto). Gjėrat shkojnė mė larg nė sektorin shtetėror. Nė kėtė tė fundit, nėse arrin tė kalosh konkursin, se ka njė konkurs nė fakt, fiton titullin nėpunės shtetėror dhe nė tė njėjtėn kohė nje kontrate pėr tėrė jetėn. Nėpunėsi, ka tė drejtė edhe tė provojė nė sektorin privat nėse puna ėshtė mė interesante, ndėrkohė... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:33 - - Commentaires [16] - Permalien [#]
27 septembre 2007

Nje fotografi orient - oksident

Ky dyel avion, gjysem hene.
Posté par tetena à 23:02 - - Commentaires [6] - Permalien [#]
26 septembre 2007

Pak muzikë nën dhe

duke shkruajtur mbi CV-në ja pak muzikë në nëdheun e qytetit.
Posté par tetena à 23:24 - - Commentaires [4] - Permalien [#]
25 septembre 2007

Tema e blogut për sot është një jo temë.

Ose lista e temave që janë shtruar në kokën time. P.sh, doja të flisja për: rregullat e reja të bashkimit familjarë në Francë – duhet të flasësh frëngjisht, apo të bësh një test ADN apo nuk e di çfarë – nuk pata kohë të shikoja hollësirat. Një restorant i zbuluar prej shumë kohësh – kam një listë restorantesh, të paktën dy për të mos ekzagjeruar, dhe nuk po gjej kohën të shoqëroj fotografitë me tekstin apo tekstin me fotografitë. Ekologjia dhe nxefja e planetit - është tema e ditës në këto vendet tona të pasur. Ka nga ata që... [Lire la suite]
Posté par tetena à 18:48 - - Commentaires [9] - Permalien [#]
24 septembre 2007

Pamje e Parisit me banuesit e tij

E kisha me shume fjalen per pellumbat te cilet jane banues me te drejta te plote ne qytet megjithese dyshoj per nje paisje me letra te tyren (teme aktualiteti kjo e fundit ne mediat franceze). Ne Shqiperi, me kujtohen ata, qe mbase nga prinderit quheshin "rrugaçet e lagjes", dhe qe rrisnin pellumba. Me kujtohet bile edhe nje histori e dikujt qe dikush i kishte vjedhur zogjte dhe qe mori rruget e atdheut, duke u ndalur ne çdo qytet per te thirrur pellumbat e tij. E mbaj mend kete histori se me dukej si nje aventure e... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:50 - - Commentaires [4] - Permalien [#]

22 septembre 2007

Rezultati i aventurave kulinare.

Rezultati ishte shume i shijshem. Per me shume detaje per receten se shpejti tek kuzhina e gjyshes. Kjo lloj gjelle eshte normalisht me origjine nga Korça.
Posté par tetena à 23:24 - - Commentaires [5] - Permalien [#]
21 septembre 2007

Ndihmë, problem fasulesh apo thenë me përkëdheli Groshësh

Nuk e kam fjalën për atë që po mendoni! Kush është shqiptar dhe nuk ka prëvuar në jetën e tij grosh?. Në shtëpinë tonë ishte çdo të hënë në drekë. Problemi ishte që dikush i donte me lëng, një tjetër të trasha si të ngjitura dhe një i tretë me pak lëng por me kokrat e paprishura. Kush e mendon që mund të ketë kaq mënyra të ndryshme për të bërë një pjatë grosh pa mish? Sepse traditat janë tradita, dje, për ti konsumuar sot në darkë, vendosa të bëj grosh. Receta ime: Një gjysëm kile fasule, i vë në ujë të nxehtë që të njomen nja... [Lire la suite]
Posté par tetena à 11:45 - Commentaires [13] - Permalien [#]
20 septembre 2007

Pasazhi VERO - DODAT

Një pasazh të ri që kam zbuluar këto kohët e fundit. Nuk e di nëse fotografitë janë të arrira veç pasazhi ishte i mrekullueshëm. I restauruar më 1980 ky pasazh e ka fillimin më 1823 dhe ka zëvendësuae pallatin e ndërtuar rreth vitit 1600 të një markizi i cili u gjend i helmuar, së bashku me dy djemtë dhe një nga vajzat e tij, nga vajza tjetër që më pas u ekzekutua nga drejtësia për krimet e kryera. E thashë me një frymë. Nuk ju duket historia e dinjë për një roman me intriga të paçkoklavitshme ?! Nga pallati aristokratik,... [Lire la suite]
Posté par tetena à 17:10 - - Commentaires [10] - Permalien [#]
19 septembre 2007

Kiffe Kiffe demain - titull që nuk munda ta shqipëroj

Doria, vajzë e vetme lindur në France me origjinë marokene, ka vetëm 15 vjeç kur i jati vendos të abandonojë të jëmën për tu martuar me nje vajzë të re në Marok  për të pasur më në fund një djalë. Mamaja, që nuk ka punuar kurrë në jetën e saj, duhet të përballojë realitetin e vështirë të së përditshmes dhe vajza, në një moshë delikate duhet të jetojë me braktisjen e të jatit dhe moskuptimin e shoqërisë. Kisha dëgjuar për këtë libër dhe kur e pashë rastësisht në librari e bleva menjëherë. Stili është shumë i rrjedhshëm, gjuha... [Lire la suite]
Posté par tetena à 17:30 - - Commentaires [4] - Permalien [#]