Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
3 octobre 2007

Kafka në breg - Haruki MURAKAMI

kafka2

Përshkrimi i shtëpisë botuese : Kafka Tamura për 15-vjetorin, arratiset nga shtëpia e tij në Tokio për të shpëtuar ngë një profeci e tmerrshme e bërë prej babait të tij. Në ekstremin tjeter të ishujve të Japonisë, Nakata, një i moshuar që ka humbur memorjen, nis edhe ai nje udhëtim. Dy personazhe pa lidhje në pamje të parë por që autori do t’ju kryqëzojë fatet pa përballosur personazhet. Elementë fantastikë si një takim me ushtarë të arratisur nga lufta e fundit, peshq që bien nga qielli, mace që diskutojnë filozofi etj. Një odise moderne në zemër të Japonië në ditët e sotme.

Mendimi im : E shikoja këtë librin gjithandej ne librari dhe me komente lavdëruese. Më në fund librashitësi i lagjes ma mbushi mëndjen ta bleja. Libri është shumëfaqësh dhe me thënë të drejtën nuk isha shumë e bindur sidomos duke pasur një paragjykim mbi letërsinë aziatike si shumë fataliste. Libri është vërtet interesant dhe sidomos për faktin që ngelet thellësisht japonez, për mënyrën e mendimit, rritmin dhe personazhet veç gjithshka është e kryqëzuar më kulturën tonë Europiane dhe referencat e antikitetit aq të ngulura në ndërgjegjen tonë. Shumë interesant, mes realitetit dhe botës imagjinare të një adoleshenti, një libër që lexohet rrjedhshëm. Ja këshilloj sidomos atyre që pëlqejnë kulturën Aziatike në përgjithësi dhe macet në veçanti.

Publicité
Publicité
Commentaires
K
PRINCESHA E ASKUJT.

Sonte e bera gjumin te plote, pa zgjime dhe pa cigare neper te.

Fjeta aq sa duhet, dhe aq sa me duhet per t’u ndier e shlodhur.

Keto bisedat per gjumin me jane bere tema e dites, me kujtojne Apostolin , qe me pyeste perhere cdo mengjes kur I vertitesha neper dhomen ende te rremujshme nga nata dhe me arome kafe te sapo pire ne shtrat, “Si ma bere gjumin princesha ime”?

I vetmi huq I tim gjyshi, ishte vecimi im I dukshem nga pjesa tjeter e familjes, e vija re dhe e pranoja me kenaqesi, e shijoja madje.

Sic po me duket sot, paskam qene nje femije lojcak, qe me pelqente trilli dhe nxitja per te marre vemendjen e tij, e njihja kete pjese permendesh, e dija se vetem prania ime e bente te ngrinte koken nga librat, por e dija edhe qe bisedat e mia pa fund e vinin ne siklet ndonjehere, te gjente kohen mes rreshtave dhe fjalosjeve te mia.

Tani e kuptoj ate veshtrimin e tij nen syzet me skelet te erret, ate dilemen e tij dhe luften me veten, te merrej me mua apo te zhytej me tej ne librin qe vertiste neper duar, librin qe per cudi dukej ndryshe vetem poshte gishtave elegante te dores se tij.

Kam frike se me ka dashur po aq, sa donte leximin ose me donte aq, sa te me edukonte deshiren per librat, nuk e di, nuk e ndaj dot, nuk duhet ta ndaj dhe ta shpjegoj, sepse e shijoj me modestine e te rriturit.

Te flesh dhe te zgjohesh duke menduar te ikurit, eshte njesoj sikur te ndiesh shiun nen damare, eshte si te kesh ftohte edhe pse je e mbuluar deri ne gryke.

Me zgjoi tringellima e celularit me nje sms te shkruar nxitimthi, “ Kog mngjes, sot kam ndshj te rendes me uro fat!”

Askush nuk po shkruan aq gjate sot, askush nuk ta uron diten dhe zgjimin te shkruar mjaftueshem, sot u zgjova dhe nuk isha princesha e askujt.

Dite te mbare!
T
ne frengjisht quhet l'America, e shenova dhe do ta lexoj.
S
Tena,

Mr. T. te rekomandon Ameriken, ky eshte titulli ne gjermanisht. Nuk e di si e kanr perkthyer ne frengjisht. Ne origjinal quhet: the tortilla curtain
T
Its, do te thoja me nje te kaluar dhe referenca te ndryshme nga ne
I
Edhe une kam lexuar "Norwegian Wood" apo dru norvegjez nga Murakami... liber simpatik, dhe ndryshe nga cdo gje tjeter...

Japonezet jane njerez te cuditshem...
Publicité