Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
4 octobre 2007

Gezatetat, Gazetarët dhe mbase lajmet

gazetaSepse fola para ca ditësh mbi gazetarinë, Eda më shkruajti komentin e mëposhtëm që më shtyu të vazhdoj historinë,

..te ka ndodhur te lexosh te argumentuar te njejten ngjarje ne dy gazeta te ndryshme..nga dy gazetare te ndryshem..me parti te ndryshme.. ..atehere merr gazeten e trete..e ngjashme..krejt e ndryshme..thjesht e manipuluar nga politika e gazetes liria e fjales????? diten e neserme, per te mos qene edhe ti i manipuluar nga interesat e te tjereve,i hedh nje sy vetem titujve dhe..dyshimtar pyet veten per dicka qe te terheq vemendjen,ta lexoj apo jo..

Duke ardhur nga një vend i vogël dhe ku kultura demokratike është akoma një foshnje, në fillimet e mija këtu e shikoja gazetarinë dhe mediat Franceze si kulmin e profesionalizmit. Mbase e ekzagjeroj se për të qënë më e saktë duhet të them që nuk shikoja qartë dhe gjithshka që lexoja më dukej e drejtë.

Me kalimin e kohës dhe duke njohur më mirë subjektet e të përditshmes dhe duke pasur në të njëjtën kohë një opinion më të saktë për to, përvijohen qartë qëndrimi gazetaresk që nuk është i paanshëm. Dhe këtu jam dakort me komentuesen që sigurisht gazetari, si pjestar i shoqërisë ka edhe ai preferenca politike dhe dashur pa dashur avancon më shumë argumente që i quan më të bindshmen në fund të fundit për të. E gjitha kjo, kur njeh tendencat politike të njërit apo tjetrit, mendoj që nuk përbën një pengesë për lexuesin aktiv.

Ajo që nuk më pëlqen mua në gazetarinë e sotme të vendeve moderne është lajmi në modë. P.sh sot flasim për shtetin, apo temën X dhe të gjithë fillojnë të flasin për të njëjtën temë, pa dhene shpjegime por vetëm opinione. Nesër harrohet X dhe kthehemi tek Y megjithëse problemet e X nuk ka përfunduar. E keqja më e madhe mendoj është zgjedhja e temave ngelet arbritrare, në funksion të interesit të pjesës më të madhe të popullsisë. Pra njerzit zgjedhin temën, gazetarët komentojnë, njerzit fillojnë të velen dhe hop tek tema tjetër. Dhe në këtë atmosferë të krijuar, çiftëzuar me gazetat që vetëm titujt kanë një farë vlere, mendoj që jemi të humbur. Nejse, në përgjithësi tashti me anën edhe të internetit arrin të marrësh opinionet e ndryshme dhe të krijosh tëndin dhe më e rëndësishmja që ky i fundit nuk është i njëjtë me të gjithë dhe kjo pa u nxehur.

Publicité
Publicité
Commentaires
Publicité