Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
9 octobre 2007

Bashkëjetesë apo martesë - eksperiencë franceze

mariageDuke marrë shkas nga komentet në një artikull të botuar nga selfmaderadio, po ulem të shkruaj për një temë të rëndësishme : Martesën dhe dasmat – sigurisht me syrin e shqiptares për këto ndodhi në Francë në përgjithësi dhe sidomos për ato ku kam marr pjesë aktivisht apo pasivisht.

Në rradhë të parë duhet të theksoj që martesa në mëndjen time, kur mbërita këtu, ishte një histori në përgjithësi pa lumturi ose me saktë me sakrificat në lidhje me rritjen e kalamajve dhe lumturinë e tyre, që nuk linin vënd për atë pjesën me lumturi për çiftin. Më konkretisht, nuk e di ju por unë shprehja « çifti i lumtur », veç filmit sigurisht, përfaqësonte nje çift të ri që shkonte në muaj mjalti pas dasmes. Ai me kostum, ajo me kompletin akreliku të bardhë me destinacion Pogradec ose Sarandë. Mbase e skematizoj shumë veç në sytë e mi ky ishte rregulli dhe meqë nuk e shikoja pse duhet të bëja përjashtim, se sigurisht kishte përjashtime, vendosa të mos martohesha. Pra martesa për mua, ishte Niet. Për të tjerët, të bënin si të donin se secili duhet të ketë eksperiencëne tij por pa ndihmën time.

Nga ana tjetër Franca,në kokën time gjithmonë me përgjithësimet e tjetrit, ishte vendi ku martesa nuk ishte në mode, ku të zgjidhje dikë dhe bashkëjetoje me të ishte më e rëndësishme se sa të martoheshe. Tjetri zgjodhi një, jetonte me të dhe në nje momenti të caktuar ky njëri i kërkon dorën, në direkt se nuk takoi familjen menjëherë, bile familja nuk e kishte parë akoma gjë që vetëm ne shqipot mund ta kuptojmë (tjetër mesele kjo). Dhe përgjigja ime nuk vonoi – Pse do të martohesh, mirë jemi kështu. Katastrofë. Vura re nga ky çast që mendimet e mia « në përgjithësi » nuk ishin shumë të kuptueshme në veçanti për pothuajse të gjithë francezët që njihja në përgjithësi apo veçanti. Këtu, si gjithandej, vajzat presnin princin të gjynjezohet për të kerkuar dorën dhe sidomos për të dhënë unazën e kushtueshme. Sigurisht ka çifte që bashkëjetojnë veç ka gjithmonë një presion të shoqërisë mbi ta për martesën. Përfundimi.

Pas ca kohësh, ju dorëzova presionit dhe u martova. Me thenë të drejtën akoma nuk jam penduar (them akoma se të paktën mësova që superlativat nuk kanë shumë vlerë). Më keq akoma, e gjej veten duke ju dhënë këshilla martese të tjerëve. Pra martesa në Francë ngelet një institucion i rëndësishëm. Ajo civile është po aq e rëndësishme sa martesa fetare. Për më shumë mbi ceremonitë, një herë tjetër.

Sqarim 1  : fejesa ka vdekur në Francë. Ka akoma që mundohen të bëjnë një festë tip fejesë por nuk ka shumë sukses.

Sqarim 2 : Çiftet që martohen, zakonisht bashkëjetjnë tashmë nën të njëjtën çati.

Publicité
Publicité
Commentaires
B
une mendoj se eshte me mire te bashkejetosh se sa te martohesh drejt. apo te kesh maredhenie naten e pare te martese. une per veti nuk mundem deri ne martese per maredhenie pasi esht dicka absurde.
T
selfi, me ne fund gjeta kohen te lexoja artikullin qe ishte vertet sh interesant. Debati behej nga beqare dhe ketu nga te martuar dhe me vjen keq qe nuk i kemi miksuar.
S
Klodiana e blogut Words, words ka shkruar nje ese te bukur mbi temen martesa. Ketu keni linkun:<br /> <br /> http://klodiana-words.blogspot.com/2007/10/forever.html
S
Edrus,<br /> <br /> ne se ti ha embelsira apo jo, kjo edhe po qe tradheti eshte nje tradheti ndaj vetes tende, te prek ty dhe ty.
T
edrus, une mendoj qe tradhti eshte diçka qe bejme dhe qe e dime qe po t'ja tregojme partenerit, do ta plagosim rende ne ndjenjat e tij (dashurore, respektin per veten, krenarine ...).
Publicité