Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
16 octobre 2007

Shok ushqimor për emigrantët

painauxolivesPara ca kohësh zbulova një blog të ri kuzhine të mbajtur ngë një shqiptare. Duke bredhur recetave dhe komenteve një gjë më bëri të shkruaja këtu :  receta e papares.  Mendoj që është ushqimi ynë i më prezantuesi  i fëmijrisë. Nuk mund ta cilësoj si i mirë apo i keq, me atë aromën të ngatarruar me djathin e majdanoz, lehtësinë e të ngrënit  jo të tretjes etj etj. E kuptoni edhe vetë që për paparen mund të flasim gjatë dhe shpresoj qe receta do të na dali në një nga blogjet gatuese. Këtu doja të flisja më shumë për ato gjellë, ushqime, kombinime ushqimore që në vendet e jashtme duken si të çuditshme deri të pangrënshme.

• Burani me kos, zakonisht kur ha në restorantin e punes (self – service) marr ca oriz, ca spinaq dhe i përzjej duke i shoqëruar me kos. Nuk ju gënjej që zakonisht reagimi me shumë edukatë i kolegëve është – Uaa si e ha ti këtë gjë. Dhe më pak me edukata, dy komshije në tavolinë që largohen me vrap se nuk mund ta imagjonojne një përzjerje të tillë.
• Në të njëjtin kombinim, kos me krip. Tjetri mundohet ta kriposi kosin fshehtas dhe mundohet të mësojë brezin e ri në shtëpi me këtë kryevepër.
• Bukë me vaj, ose një pjatë me vaj dhe pak kripë dhe buka që ngjyhet në vaj. Edhe kjo me përdorim shtëpiak dhe për brezin e ri se me thënë të drejtën në publik mundohemi të specializohemi në përdorimin e thikës dhe pirunit (për më shumë në të njëjtën kohe !?)
• Paparja, kam kohë që nuk kam ngrënë (djeta të detyron por temë tjetër kjo) dhe me thënë të drejtën më mungon. Si zëvendësues të largët , kam gjetur një lloj buke që behet këtu me ullinj brënda.

Po ju andej nga anët tuaja, e kam fjalën për emigrantët, si ja bëni me shokun ushqimor ?

Publicité
Publicité
Commentaires
T
Laru, me thene te drejten edhe une e perdor shpesh per te dhene nje vakt me perime dhe bulmet per brezin e ri.

Rrofsh ti per komplimentat.
L
Tena, me kenaqe me ate buranine. Me bere te qesh me vete me lot. Ku ka gje me te ushqyeshme ne fakt se sa nje burani. I ka te gjitha vlerat ushqimore. Dhe mbi te gjitha eshte dietike (po te mos shoqerohet me kosin). Sa per buke e vaj ti na pe vete se cbente familja jone per nje cik vaj e djath.

Nuk e di se pse ky blog i yti me eshte bere si pjeseza me e kendeshme i oreve te mia te gjata para kompiuterit. Te pershendes
T
belle, ne fakt une e kam nje ide te recetes po doja qe kuzhinieret te na e sillnin me prova.
B
Tena, nje recete e shpejte per paparen.

Ne nje tenxhere skuq gjalpin dhe hedh persheshin dhe i jep nje te kaferdisur, duke e trazuar lehte. Merr pak djathe te bardhe dhe i hedh siper, copeza te shkoqura djathi, pak ajazem, dhe nje ose dy filxhane kafe uji. Uji me kujdes, qe te mos behet shume llaq persheshi, e gjitha kjo eshte ne temperature te lehte.

Nese e do te embel, ne vend te djathit i hedh pak sheqer.

Uroj te te pelqeje.
B
E dashur ti te shton me shume mallin per ushqimet tradicionale qe vetem ne memedhe mund t'i hame pa patur ndonje frike se dikush po na shikon me habi. Kam vite pa ngrene papare dhe me duhet te pyes mamin ne tel sesi e bente dhe ndoshta po te sjell nje recete. E kam nje ide shume vague por s'po e marr persiper derisa te sigurohem qe eshte ashtu.

Po per trahana ju ka shkuar ne mendje? E shoqeruar me vaj ulliri, yummm...
Publicité