Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
23 octobre 2007

Letra e një komunisti për rininë franceze

medium_Guy_Moquet

Nuk kam folur shumë mbi lajmet e fundit nga atdheu 2 se janë aq franceze sa vetëm për të shpjeguar kontekstin, pse, qysh, kush dhe si, do me duheshin faqe që jam e sigurt asnje nuk do të lexonte. Ndërkohë me poshtë përktheva letrën e një komunisti të ri të ekzekutuar më 1941 nga nazistët dhe që presidenti aktual francez kërkon që çdo shkollë ta lexojë përpara nxënësve, lexim që duhet  shoqëruar me një ceremoni :

"E dashur mama,

Vellaçko i vogël

I dashur papa

Së shpejti do vdes ! Po shkruaj këtë letër t’ju kërkoj, tu, dhe sidomos nënës, të bëheni të fortë. Unë jam dhe do të qëndroj i fortë ashtu si dhe shokët e mi përpara meje. Sigurisht do të doja të jetoja. Por atë që dëshiroj më shumë në këto çaste është që vdekja ime të shërbejë. Nuk pata kohë të të përqafoja Jaen. Munda të përqafoja vëllezërit e mi Roger dhe Rino. Të vërtetët nuk mundem tashmë ti kem në krahët e mi ! Shpresoj që të gjitha sendet e mia do t’jua dërgojnë dhe kështu Serge mund t’i përdori dhe mbase të jetë krenar një ditë. Për ju, të dashur baba e nënoke, nëse ju kam hapur probleme ndonjëherë, ju përshëndes për herë të fundit. Doja vetëm të shtoja që u përpoqa çdo ditë të jetës time të ecja në hapat e tua baba.

Një Përshëndetje të fundit për të gjithë miqtë, vëllain që e dua aq fort. Që të studiojë sa më mirë për t’u bërë njëri i vërtetë nesër.

17vjet e gjysëm, jeta ime ishte e shkurtër por nuk jam i penduar për çdo çast të saj veç që po ju lë. Po vdes bashkë me Tintin, Michels. Nënë, të kërkoj vetëm një gjë dhe dua të më premtosh që do jesh kurajoze dhe do fitosh mbi hidhërimin.

Nuk mund të shtoj më shumë. Po ju lë duke ju përqafuar fort me gjithë shpirtin e një fëmije. Kurajo !

I juaji me dashuri Guy [Gi]

Një mendim i fundit : Të gjithë ju që jetoni, të jeni dinjë të kujtimit tonë, të 27-tët që do ekzekutohemi."

Pse-në e këtij artikulli këtu - nesër.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
K. mendoj qe flet per realizimin e vetes dhe sidomos per ata qe e mendojne kete te fundit ne lidhje me te tjeret - nese eshte kjo, me pelqen goxha.<br /> <br /> Eda, eshte per t'ju dhene besim te rinjve ne kuptimin e asaj qe çfare kapaciteti kane te jene dhe te bejne.
E
u perpoqa te kuptoja pse-ne e leximit te kesaj letre,femijeve..por mbeti vetem perpjekje, sepse nuk e kuptova <br /> dhe ja vura fajin,te qenurit tim a-politike<br /> sa per permbajtjen e letres,no coment.
K
Tetena, nuk e kam per heronjte, e kam per idene qe ne momente te caktuara njerezit mendojne se mund te behen.
T
ados, kerkova nje çik ne internet, se per mua ishte plotesisht teresisht kompletisht i panjohur dhe ne fakt eshte goxha i njohur per francezet.
A
Ajo qe me beri me shume pershtypje eshte urdheri i Sarkozit qe kjo leter te lexohet cdo here per femijet ne shkolle..Hmm , cte them..mendoja se francezet jane pak skeptik kur vjen puna e heronjve te panjohur.
Publicité