Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
6 novembre 2007

Brassins, Parisi dhe Dashuria

Parisi destinacioni i të dashuruarve por gjithashtu mbase Franca më gjërë, vendin qe e lidhim me dashurinë !

Për ata që nuk e dinë/mbajnë mënd/harruar, dashuria në realizmin socialist ishte vetëm platonike. Mungesa e traditës së dhurimit të luleve, tablotë dhe këngët e kishin zëvendësuar me kallinjtë e grurit, arrave në gushtin e nxehtë dhe . Dhe në fakt vetëm kaq se mëndjet dashuroheshin, trupi ishte i ndaluar..

bancsMe falni se në fakt e kisha me dashurinë në Francë, më shumë me këngëtarin popullor dhe aspak me atdheun dhe më pak me socializmin. Por ç’të bëj ? Kur shikoj gjërat në mënyrë objektive, diku tek objekti janë ato gjërta e jetuara dhe të mësuara.

Pra për të përfunduar me këngëtarin dhe sepse po i marr borxh fjalët e dashurisë për të prezantuar dashurinë alla franceze, po ju prezantoj dy këngët e mëposhtme.

Kënga e parë flet për stolat anash rrugëve dhe çiftet që puthen në to, një imazh sa domethënës i këtij qyteti të dashuruarish dhe dashurisë mendoj. Nuk po i përkthejë duke ju këshilluar këngën dhe sigurisht nëse ka ndonjë vullnetar se është e vërtetë gjithashtu që nuk ja them shumë e talentuar për poezitë( !)

Les amoureux des bancs publics
Les amoureux qui s'bécott'nt sur les bancs publics
Bancs publics, bancs publics
En s'fouttant pas mal du regard oblique
Des passants honnêtes

Kënga e dytë, që nuk e përkthej dot se nuk e di ju po unë nuk arrij t’i shqiptoj fjalët edhe një çik të pista në shqip, imagjinoni që të mund t’i shkruaj të zezë mbi të bardhë (ose e kundërta nuk e di me ketë internetin po e humbasim llogjiken fare), himnizon pjesën fizike të dashurisë. Kujdes se kur them himizoj e kam seriozisht, frëngjishtfolësit apo një përkthyes mund ta vërtetojnë.

Fernande
Quand je pense à Fernande
Je bande, je bande
Quand j'pense à Félicie
Je bande aussi

Publicité
Publicité
Commentaires
T
nadjuska, mireserdhe dhe rrofsh qe na e perktheve se me duket une dhe ITS nuk jemi aq trima sa duam ta besojme veten !

Blogun tend po shkoj ta shikoj (mbase neser) dhe do te shkruaj
N
Tetena,
Valle c'na shtyu te dyja qe ne te njejten date te kujtohemi per kengen 'Ferdinande' te Bressons?! Shiko blogun tim ne surges.wordpress.com.
Oh edhe meqe ti dhe ITS nuk i keni rene ne te perkthimit per hater te mos-perdorimit te fjaleve te pista po e bej une me bindjen qe nuk ka asgje te keqe (mendo qe Bresson e kendon kete ketu e ne vitet 50-60)
pra: je bande = me ngrihet :)
pershendetje!
T
Its, youtube nuk e shikoj dot nashti se jam ne lavoro.
Pjesa e dyte, me shkatarrove fare e ke perkthyer shume mire.
I
Strange,

Vjersha e pare:

Dashnoret e stolave te parkut:

Dsahsnoret qe puthen neper stolat e parkut
stolat e parkut, stolat e parkut
S'e cajne koken per ata qe kalojne sokakut
dhe bejne si njerez te ndershem...

E dyta

Fernandes

Kur menoj per Fernonden
me iken truni, me iken truni
po dhe kur menoj per Felician
Me iken truni gjithashtu...

/ok kjo eshte nje tentavie amatore... po te pakten e merr me mend se per c'bohet fjale
I
Amusez vous bien!

http://youtube.com/watch?v=0nYauw-7nmY

Publicité