Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
9 novembre 2007

Duke lexuar librin e rradhës

– Në fakt pse thonë që Berlini është i ndarë ? pyeti Filipi. Gjithmonë kam pyetur veten.
– Nuk e di .. Duhet të ketë ndonjë lumë që kalon në mes të qytetit, nuk është kjo ? Si puna e Tamizit. Duhet të jetë Danubi ose një gjë a ngjashme
– Mendoja që kishte të bënte me luftën e ftohtë.
– Mbase !

– Çfarë është lufta e ftohtë në fakt ? Pse e quajnë të ftohtë ?
– Ehh – bëri Benjamini, duke u munduar të bënte sikur interesohej
– Duhet të bëjë shumë ftohtë në Berlin, ë ?
– Mendoja që ishte një problem mes Amerikës dhe Rusise ?
– Në Rusi bën shumë ftohtë, kjo është e sigurt

Shkëputa këtë dialog nga një libër që po lexoj dhe që flet për Anglinë në vitet ’73. Personazhet janë dy adoleshtë 14 – 15 vjeç

M’u kujtua një bisedë bërë para ca kohësh ku mes një grupi studentash, në praninë time, një Bullgar shpjegonte ndodhitë e piramidave në Shqipëri. Unë, që kisha qënë prezente në këto ngjarje, nuk mundesha as të thoja një fjalë ! dhe auditore, nuk e di çfarë/sa dhe si kuptoi nga disinformacioni.

Dhe pastaj sa herë që dëgjoj një lajm mbi një vend të largët që nuk e njoh them me veten time – çpo më thonë vallë ?

Nejse mendimi para fundjavës dhe pushim të çlodhshëm.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
lisi, nuk jam shprehur mire. pjesa e pare eshte perkthimi nga nje liber dhe pastaj flas me shume mbi qendrimin ndaj asaj qe dime dhe qe mendojme qe dime. Kujdes per pjesen me shqiptare se per pak nuk po na beson (ha ha).
L
cfare po me tregojne valle?
qekur jetoj jashte nuk besoj me pothuajse asnje nga historite qe tregojne bashkeatdhetaret per bemat e tyre, sidomos akademike, jashte Shqiperise.
T
Eda, nderkohe nuk kptuva komentin tend per delen italiane se ketu p.sh. qeni nuk flet shqip
E
pikerisht Tena sepse ne fund te fundit mqs asnje nuk eshte i detyruar te njohe gjithcka me saktesi,do ishte me mire heshtja dhe degjimi,ose sic thua ti,diskutimi objektiv.
T
Eda, ne fakt mbase nuk shprehem shume qarte. Asnje nuk eshte i detyruar te njohe gjithshka shume mire e keqja eshte qe nuk mund te diskutojme objektivisht per gjera qe nuk i njohim dhe aq me pak kur nuk pranojme qe nuk i njohim.
Per gjeografine, une vet jam aq zero me xhufka sa qe sistematikisht kur i them dikujt qe jam nga Shqiperia, e pyes direkt nese e di ku ndodhet dhe pastaj ja shpjegoj.

edrus, eda tingulli i kafsheve ka te beje me si i degjojme dhe interpretojme. Mbase do shkruaj sot.

Selfi, bullgari kishte lexuar te gjitha gazetat mbi ngjarjen se me sa duket i interesonte. E keqja eshte qe eshte skandaloze te konstatoje keqinformimin perfundimtar dhe akoma me deshperuese mungesen e tolerances e degjimit te tj.

ITS, edhe bullgaret pohojne/mohojne njesoj si ne. dhe me thene te drejten mua nuk me duket diçka per te ardhur turp apo te jem krenare. Njesoj si gjuha jone eshte unike.
Publicité