Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
12 novembre 2007

Humoristi më i madh francez

coluche

Humoristi më popullor në Francë, ai për të cilin të gjithë janë dakort mbi aftësinë për të bërë të qeshur është Coluche[Kolysh]. Suksesi i tij në skenë ishte i padiskutuar veç popullariteti i tij mori një dimension të paparë për një humorist në veçanti apo një artist në përgjithësi kur ky i fundit u paraqit në zgjedhjet presidenciale të viti 1980.

Programi i humoristit :

• zhdukja e papunësisë duke krijuar 20milion agjensi ANPE (agjensia nacionale për punësimin) me nje shef agjensie dhe nje sekretare.
• Pushtimi i Shqipërisë për të ngritur pak prestigjin nacional sepse është një nga vendet më të vegjël në botë, pra më e lehtë.
• Krijimi i ministrise të punëve të pa-pastra.
• Për fëmijët të njihet e drejta e 5 të mërkurave në javë (të mërkurave nuk ka shkollë në Francë) dhe 365 vite të rinj në vit. Të drejtën t’u heqin krahët mizave, të vënë reçel tek telefoni

coluche_3 Dhe slogani : Për ti prishur punë së djathës deri në të majtë, votoni Coluche [Kolysh]

E keqja është që popullariteti i artistit fitonte aq shumë terren sa që politikanët e vërtet filluan t’i bënin presion seriozisht të tërhiqej. Gjë që artisti bëri. Pas kohë më pas ai vdiq në një aksient me motor , aksident që shumë mendojnë se ka qënë politik !

Disa citate veç nuk e di a bëjnë për të qeshur se janë përkthimet e mia. Skeçet e tij janë të vështira për tu kuptuar se kërkojnë një njohje të mirë jo vetëm të gjuhës por edhe të kulturës popullore franceze. Kush ka për të shtuar, të mos hezitojë se kush njeh këtë kloun, jam e sigurtë që ka një buzëqeshje në fytyrë.

Konkurs gjigant gallatash në URSS. Fituesi : 10 vjet në Siberi.

Bëra si më thanë : dy presje tre fëmijë. U bëra me tre, nuk gjeta presjen.

Burokrat është dikush që kur i bëjmë një pyetje, pasi është përgjigjur, nuk kuptojmë më pyetjen që bëmë.

Kam një shok që është martuar me dashuri. Është martuar me një grua të pasur. Vdiste për pare.

Mendoj që të varfrit janë të pazëvendësueshëm për shoqërinë, me një kusht, që të rrinë aty ku janë.

Psikiatri im, për 3000 dollarë më hoqi peshën e asaj që kisha, 3000 dollarë.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
une do te ri ne shtepi. Vetem thuhet qe kesaj rradhe dihet fillimi po jo fundi !
A
nesr keni grev hem do shofim ndonj gallat tjeter me Sarko ne TV heheh ,bonne chance demain
T
rrofsh aklli, vetemse ne na duket aq mire se kur lexojme degjojme zerin e artistit dhe dhe . Ja kjo eshte e veshtire.
A
Ok, shqip pra për blogosferrën:

Thuhet që Zoti tha (haha): "Do ketë njerëz të gjatë dhe njerëz të shkurtër. Do ketë njerëz të bukur e njerëz të shëmtuar. Do ketë njerëz të bardhë e njerëz të zinj. Dhe do jenë të tërë të barabartë, dhe pse s'do jetë e lehtë. Dhe do ketë nga ata që do jenë të zijn, të shkurtër e të shëmtuar, e për ata do jetë shumë e vështirë.

T
ania, jemi dakort vetem nuk e di a ju flasin ato qe themi jo-frengjishtfolesve ?

aklli e gjeta ne frengjisht:
Il paraît que Dieu a dit: " Il y aura des hommes grands et il y aura des hommes petits.
Il y aura des hommes beaux et il y aura des hommes moches.
Il y aura des hommes blancs et il y aura des hommes noirs.
Et tous seront égaux mais ce sera pas facile.
Et il y en a qui seront noirs, petits et moches et pour eux ça sera trés dur !"

a.m. rrofsh, nuk e kisha lexuar kete mbi politikanet.
Publicité