18 novembre 2007
Aktivitete të Aleances Franceze për Shqipërinë
Aleanca Franceze organizon një seri aktivitetesh kulturore në lidhje me Shqipërinë nga data 28 nëntor deri më 13 dhjetor 2007. Këto aktivitete kanë për qëllim të prezantojnë Shqipërinë nga këndvështrimi i vetë artistëve shqiptar. Në program :
- Ekspozitë fotografike të Alket Islamit.
- Takim me shkrimtarin Fatos Kongoli
- Një seri filmash shqiptar
- Prezantimi i Voskopojës.
OJQ-ja ALBANIA, në kuadrin e këtyre aktiviteteve, do të jetë prezente në lokalet e Alencës Franceze të enjten më 29 nëntor në orën 18.
Adresat : Aleanca Franceze :
101 Bulevard Raspail 75006 Paris
Për më shumë informacion : 01 42 84 90 82
Metro Saint Placide ose Notre – Dame – des – Champs
Kinemaja Le Champo – Espace Jacques Tati
51 rue des Ecoles 75005
Për më shumë informacion : 01 43 54 51 60
Metro Saint Michel, Cluny la Sorbonne ose Odeon
Për më shumë informacion, klikoni mbi fotografinë e mëposhtme.
Commentaires
sa qef..ç'ma bere zili:)
eni, une nuk besoj te gjej kohen te ndjeke gjithe keto aktivitetet per me shume ka akoma edhe nje tjeter qe do mundohem ta ve keto dite. Do te deshiroja vertet te shikoja te pakten ekspoziten e fotografife. Nejse
Kush do te kete rastin te kaloje nga keto aktivitete, mund te na shkruaj ca llafe se do ti vendosja me gjithe qejf on-line.
Tena faleminderit qe na mban ne dije per aktivitetet e ndryshme Shqipetare ne France. Une nuk e besoj se do te shkoj ti shoh per arsye madhore afer ketyre datave, por do te vi te shoh ketu se si shkoi dhe çfare suksesi pati. Pra suksese dhe heres tjeter me gjithe qef.
Drini, dhe une qe kisha shpresa tek bashkatdhetaret 2 (e kam fjalen tek atdheu 2)
Afrim
Afrimi,me behet qefi qe ka njerz qe interesohen per aktivitete te tilla ketu,edhe une jam shume i interesuar te ndjek aktivitete te ketij lloji me kenaqesi,dhe do te shkoj ta vizitoje qe neser bile,nuk eshte thjeshte ceshtje atdhetarizmi per mua, por per vete fakit qe jame rritur ne nje familje artistesh,me artin dhe ne vecanti pikturen kam nje afrimitet te vecante pasi vellai dhe motra ime jane dy piktore shume te talentuar, edhe une dikur jam mare me pikture por nuk mund te them se jam piktor ose me sakte jam nje simpantizant i te berit art dhe natyrisht kam mbetur nje amator,fakti qe nuk arrita te behesha piktor me ka ngelur pak peng,ndoshta ne nje te ardhme pse jo.
gjithashtu nje falenderim i duhet dhene tetenas qe na mban ne kontakt me aktivitetet shqiptareve ne france.ju falemnderit
Afrim, mireserdhe ne kete blog dhe ftoj secilin qe ndjek aktivitetet te na beje nje permbledhje te shkurter me impresionet e tij/saja se une nuk do te kem fare kohe kete jave !?
Pershendetje tena,une e vizitova kete aktivitet kulturor,ku permbajtja e ketij evenimenti ishte prezantimi i shqiperise nga pikpamja turistike por jo vetem,ku ne nje salle te vecante dhe me videoprojektore dhe shume fotografi u fol vecanerisht per Voskopojen per vlerat arkitekturale dhe afresket e kishave qe ndodhen ne voskopoje te ato pak qe kane mbetur qe mban ky fshat dikur shume i rendesishem ne afersi te korces.me pas vijoi me ekspoziten me fotografi nga shqiperia te bera me shume mjeshteri dhe nje lloj risku pasi nuk ehste kollaj te fluturosh me parashute dhe ne te njejten kohe te besh fotografi aq mire te fiksuara,kete e them pasi fotografin qe ka realizuar keto foto e kam mik dhe di dicka me teper nga eksperiencat e tije ne fluturime,kryesisht nga bregdeti yne, por jo vetem mund te theksoje kalane e Gjirokastres Beratit ali pashes etj.kishte shume njerez te ftuar duke filluar nga ambasadori yne ne Paris Ylljet Alicka presidentja e aleances franceze ne Tirane Z,njDrita Hadaj etj si francez, shqiptarofrancez, dhe shqiptare nga shqiperia te ardhur posacerisht por edhe nga ata qe jetojne ne france kryesisht ne Paris si studente shkrimtare njerez te artit dhe jo vetem.gjithashtu kishin ardhur dhe perfaqesues te nje kantine pijesh nga Rresheni i Rrethit Mirdite ku te cilet kishin rreklamuar pije si verera te ndryshme raki te shoqeruara me disa meze te pregatitura mjalt nga shkodra te cilat une personalisht nuk hezitova ti blija ,por ata me ate afrimitetin dhe ngrohtesine prej (shqiptari)me dhuruan nga nje nga secila pije dhe mjalt,qe mua me dukeshin si gjera te cmuara dhe jo dicka konsumi.Ne fakt ne ditet ne vazhdim ne nje nga sallat e kinemave ne Pris u prezantuan edhe disa nga filmat shqiptare te rinj ku ishte dhe vete prezente aktorja e njohur Luiza Xhuvani Bashke me Bashkeshortin regjizorin e njohur Gjergj Xhuvani,por qe une nuk pata mundesi ti ndiqja per aresye pune,kaq pata mundesi te ndiqja me keqardhje sepse jane evenimente qe nuk ndodhin cdo dite dhe aq me teper ne nje vend te huaj por nga nje here mundesia per te qene prezent kudo eshte e pa realizueshme,ju pershendes
rastesisht dola tek ky web site goxha interesant .rob qe jetojn jasht frances i duket parisi si ender ne qe jetoj ktu jemi msu sna duket naj gja lol
po parisi qyteti ma i bukur ne bote normale lol
parisin e kan gjith ender kurse ne dalim perjashta ja ku e kmi kullen .lol.njs
kalofsh mire
pacim
bora, mireserdhe ne kete site. Me sa duket banojme te njejtin qytet por me thene te drejten mua me duket akoma vetja si turiste ketu dhe qyteti me pelqen.



