Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
23 novembre 2007

Një restorant aziatik në Paris

20070707_160Duke bredhur pak në blogun tim, ç'ti bësh edhe më ndodh të vetëadmirohem, konstatova që kam kohë pa folur për një restorant në Paris. Kësaj rradhe do të flas për një restorant aziatik. Azia është një kontinent në fakt dhe si i tillë restorantet dhe kuzhinat janë të larmishme veç i parë këtej nga Europa i mëposhtmi shërben vetem pjata vietnameze, laosjene dhe tajlandeze dhe nuk çudit njëri!

Restoranti është një restorant i thjeshtë me mbulesa letre dhe me piceta të të njëjtit material por sinqerisht hahet shumë mirë. Nuk duhet te jem e vetmja qe kam të njëjtin opinion mbi ç'hahet këtu se për të gjetur një vend ose duhet të jesh aty në hapjen e restorantit ose pret të paktën një gjysëm ore në këmbë. Ka dhe një variant tjetër, të porosisësh dhe të hash në shtëpi. Njerzit që shërbejnë janë shumë të dashur dhe kujdes se nuk flasin shumë mirë frëngjisht veç janë efikas.

Adresa:
Lao Lanxang
105, Avenue Ivry
75013 Paris, France

Fotografitë: E vetmja është marrë një ditë të butë (ngrohtë nuk ekzistoi këtë vit). Të tjera do të ndjekin (nuk i gjej dot në makinën time) ku paraqitet më mirë ambjenti popullor i vëndngrënies.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
blete, eshte vertet sh i mire vetem se per shkak te suksesit ka gjithmone sh njerez.<br /> <br /> eni, si i thone andej nga Korça - levdome goje se te çava (ha ha).
E
rrofsh o shoqe qe na sjell keshtyu gjerash..me shkrive me fjaline e pare:)
B
tena, me hahet shume ne restorante te tilla. me shkojne parate neper zhapike si thote nje shoku im. ky restorant duket teper interesant.
Publicité