28 novembre 2007

Identiteti me këngë

Nuk e di në çfarë moshe bëhemi të ndërgjegjshëm mbi faktin që banojme në një shtet të caktuar dhe ky shtet (komb) përfaqësohet me nje himn ? Me ndihmën e sportit dhe të Zizus, siç i themi këtej nga anët tona, fëmijët e kopshit fillojnë të flasin për Francën (nocion i vështirë për një moshë të tillë ju siguroj) dhe këngën e saj (himn është akoma më i vështirë si nocion i shpjegueshëm ). Pra për brezin e ri (dhe të vjetrin që nuk i kujtohen) vura fjalët vitin e kaluar dhe gjeta muzikën sot. Pra gëzuar festën e pavarësisë ose... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:10 - - Commentaires [8] - Permalien [#]

27 novembre 2007

Detektiv privat

Fotografi e mare ne stokun tim te fotografive. Nuk doja te thoshe me te qe po hetoj mbi realitetin sot ne France, nje çik e zene me problemet e mia, thjesht qe me ben te mendoj per nje film amerikan ne bardh e zi por ne fakt ky profesion egziston prej te verteti, ja me fakte vizuale.
Posté par tetena à 23:05 - - Commentaires [4] - Permalien [#]
26 novembre 2007

Sherret burra - gra në Francë

Ja një temë shumë serioze që nuk duhet trajtuar seriozisht. Një koleg më dërgoi këtë dokument (që mund ta lexoninë në shqip dhe me plot gabime ortografike). Sigurisht buzëqesha dhe pastaj thashë se nuk do të ishte keq ta vendosja në blog. E mendova thellë nëse nuk ishte më mirë ta vendosja tek mamadhia, gjë që është gjithmonë e mundshme, por me këtë rast thashë të sillja pak në dritë temat e sherreve në çiftet franceze. Mendoj që modeli i çiftit në vende të ndryshme merr nuanca të ndryshme. Nuk dua të krahasoj një çift në... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:55 - Commentaires [16] - Permalien [#]
25 novembre 2007

Pena nga Kurbeti

Për edicionin e tij të shtatë, takimi i shkrimtarëve në emigrim « D’encre et d’exil » ka zgjedhur shkrimtarët me origjinë nga Ballkani – Shqipëria, Bosnje – Hercekovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Sërbia dhe Slovenia. Rreth 20 shkrimtarë, artistë dhe shtëpi botuese janë ftuar për këtë takim që mbahet nga 30 nëntori deri më 2 dhjetor 2007. Adresa : Petite salle au Centre Pompidou – Muzeu i Artit Modern, në Châtelet, Les Halles Hapja është të premten më 30 nëntor 2007 me një tavolinë te rrumbullakët me temën :... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:53 - - Commentaires [4] - Permalien [#]
23 novembre 2007

Një restorant aziatik në Paris

Duke bredhur pak në blogun tim, ç'ti bësh edhe më ndodh të vetëadmirohem, konstatova që kam kohë pa folur për një restorant në Paris. Kësaj rradhe do të flas për një restorant aziatik. Azia është një kontinent në fakt dhe si i tillë restorantet dhe kuzhinat janë të larmishme veç i parë këtej nga Europa i mëposhtmi shërben vetem pjata vietnameze, laosjene dhe tajlandeze dhe nuk çudit njëri! Restoranti është një restorant i thjeshtë me mbulesa letre dhe me piceta të të njëjtit material por sinqerisht hahet shumë mirë. Nuk duhet te... [Lire la suite]
Posté par tetena à 20:54 - - Commentaires [3] - Permalien [#]
22 novembre 2007

Objekte admirimi

Fotografi e marre nga makina ne levizje. Ishte impresionuese kjo shfaqje per mua ku vetem nje shtylle e vetme, qe mes nesh me kujton nje film qe perfundon keq (hajde kush e gjen, ne fakt nuk e mbaj mend titullin). Nuk me bejne as te enderroj per nje fushe te tille ne Shqiperi se ku do t'i veme ?! Them objekte admirimi por mbase e nesermja eshte tek fuqia e eres apo e diellit ? Me shume mbi mendime mbi problemin e pazgjithshem te energjine elektrike shikoni ketu
Posté par tetena à 23:07 - - Commentaires [0] - Permalien [#]

21 novembre 2007

Nje rruge ne qender te Parisit

Nje dyqan me fotografi historike zbuluar rastesisht ne nje rruge te Parisit (rue de Seine). E gjithe rruga eshte per ta vizituar me galieri te vogla arti apo me shtepite e vjetra ne rrugica te shtrembra.
Posté par tetena à 23:21 - - Commentaires [3] - Permalien [#]
20 novembre 2007

zen, zen - parrulla e ditës

Ky artisti ishte rrugëve para ca shumë ditësh dhe merrte të paktën një euro për shpatën veç ngelet një artist në rrugët e Parisit
Posté par tetena à 23:07 - - Commentaires [7] - Permalien [#]
19 novembre 2007

Duke luajtur paparaci

Isha me disa kolgë për të zgjedhur një dhuratë për një kolege në dyqanin ku bëhen zakonisht dhuratat këtej nga anët tona dhe që quhet FNAC(muzikë, libra, filma e të tjera si këto) (më shumë detaje ndonjë ditë tjetër). Dhe hop pashë një artist të njohur, hiper, mega, supra (nuk e di a thuhen në shqip gjithë këto gjëra) pra shumë i njohur (nuk njoh muzikën e tij por mes tij dhe një të mbiquajtur Hilton (jo hoteli diçka e afërt) nuk e di cilin/cilën shohim më shumë) . Kujdes kllapat. Pra meqë binte fiks në orën e duhur,... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:04 - - Commentaires [8] - Permalien [#]
18 novembre 2007

Aktivitete të Aleances Franceze për Shqipërinë

Aleanca Franceze organizon një seri aktivitetesh kulturore në lidhje me Shqipërinë nga data 28 nëntor deri më 13 dhjetor 2007. Këto aktivitete kanë për qëllim të prezantojnë Shqipërinë nga këndvështrimi i vetë artistëve shqiptar. Në program : Ekspozitë fotografike të Alket Islamit. Takim me shkrimtarin Fatos Kongoli Një seri filmash shqiptar Prezantimi i Voskopojës. OJQ-ja ALBANIA, në kuadrin e këtyre aktiviteteve, do të jetë prezente në lokalet e Alencës Franceze të enjten më 29 nëntor në orën 18. ... [Lire la suite]
Posté par tetena à 15:20 - - Commentaires [9] - Permalien [#]