Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
13 décembre 2007

Më mirë vonë se kurrë.

doruntinaPARIS
Kush e solli Doruntinën ?
THEATRE DES DEUX REVES (Teatri i dy ëndrrave)
Nga 9 dhjetori deri më 27 Janar 2008

Shfaqje të djelave më : 9, 16, 23 Dhjetor 2007 dhe 13, 20, 27 Janar 2008 në orën 21

Adresa :
Théâtre des Deux Rêves
5 Passage de Thionville,
75019, Paris.

« Kush e solli Doruntinën ?» është një përshtatje e novelës me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë adaptim dhe regji e artistes Anjeza MARA.
Pas një prezantimi ta parë në qërshor 2007 në Paris ; në shtator në Teatrin e Tiranës dhe në Gjirokastër, teatri rivjen në Paris.

Për të rezervuar, telefononi në numrin + 33 1 43 79 21 85 ose në sitën këtu. Spektakli është në frëngjisht.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
Afrim, une eshte e sigurt qe nuk do ta shikoj kete pjesen - mungese e plote kohe per aktivitete kulturore. Sigurisht jam sh kurjoze per fotografite. Mbase mund te mendojme bashke per nje blog mbi artin dhe Shqiperine ne France ?
A
pershendetje tena.Une kete shfaqje e kam ndjekur nga afer ketu ne Paris ne daten 5 dhe 6 qershor 2007.Ishte prezantimi i pare qe behej, i organizuar nga regjizoria Anjeza Mara ajo vajza bjonde qe duket ne foton e me siperme,por ka patur edhe nje aktore tjeter shqiptare shume te njohur tashme qe ka luajtur aty e cila quhet Elia zaharia vajza e aktores se njohur Yllka mujo.e cila ka luajtur ne filmin"lule te kuqe lule te zeza" ne rrol kryesor.Vazhdonte edhe ajo studimet per drame ne paris bashke me Anjezen,Anjeza luan rrolin e Dorentines kurse Elia luan rrolin e nje vajze fshatare ku nga te gjitha vajzat qe luanin ne rrol,ishin te martuara dhe me shume probleme ne familje,kjo ishte beqare dhe me shume humor e i fuste ne ngaterrese te gjitha vajzat e fshatit me ironira te ndryshme.Nuk edi nese do te luajne perseri te dyja edhe Anjeza edhe Elia kesaj rradhe ne janar pasi me sa di Elia ndodhet ne shqiperi.por gjithsesi une do te mundohem ta shikoj edhe njehere gjithmone brenda mundesive.
shfqja me pelqeu shume bile ka nje moment ku fusin edhe nje kenge shqiptare ne mos gaboj eshte eja eja lule bore.qe i jepte nje emocion te vecante sidomos per shqiptaret qe e ndiqnin.
Une kam bere dhe shume foto tena po ke deshire me shkruaj dhe ti dergoj .
T
ada, une nuk i kisha lexuar keta artikujt dhe faleminderit qe i solle ketu. Besoj qe edhe te tj qe mund te kalojne ketej do ti lexojne me interes dhe shpresoj qe do te motivohen te shikojne shfaqjen (sipas mundesive kohore dhe gjeografike sigurisht).
A
AKTORËT FRANCEZË SJELLIN “DORUNTINËN” NË GJIROKASTËR
EDI MOLLA
05/09/2007 Në kalanë e gurtë të Argjiros në Gjirokastër, trupa teatore franceze kanë vënë në skenë pjesës “Kush e solli Doruntinën” të shkrimtarit të njohur të letrave shqipe, Ismail Kadare.

Për gati 90 minuta rresht të 9 aktorët e trupës arritën të përcillnin tek spektatori i pranishëm në platenë e gurtë emocione të veçanta. Skena e veshur me perde të bardha duket si një bote në ajër, si një ëndërr. Në fund të saj dallohen disa kryqe, si një univers i ndarë, një botë tjetër, botë që simbolizon varret prej nga ku do të ngrihet Konstandini.

Aktorët qëndrojnë në skene statike, si të ngrire në një skenë të izoluar, duke e zhvendosur kështu spektatorin në hapesirë dhe ne kohë. Nëpërmjet gjesteve të personazheve, kostumeve të ideuara nga vetë regjizorja Anjeza Mara, stilit, heshtjes dhe formës se tekstit, shfaqja merr trajta të ndryshme duke kaluar nga një Shqipëri e mesjetës në atë të ditëve të sotme.

Kori grek që rrëfen ngjarjen, Doruntina, kapiten Stresi interpretohen natyrshëm dhe plot realizëm nga aktorët në skenen e gurtë të kështjellës së Argjiros nga aktorët në skenën e gurtë të Kështjes “Gjatë vendosjes në skenë të pjesës në elementin regjizorial kam gërshetuar elementët shqiptar dhe teatrin kinez me hije”, ka pohuar regjizorja Anjeza Mara.

Vendosja në skenën e gurtë të Kalasë së Argjiros e pjesës “Kush e solli Doruntinën” e bë e mundur falë një bashkëpunimi të trupës francezë dhe regjizores Anjeza Mara me shoqatën franko-shqiptare “Argjiro” nën kujdesin e deputetit të Gjirokastrës, Genc Ruli.

Realizimi i këtij projekti kulturor gjeti mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Këshillit të Qarkut dhe Bashkisë së Gjirokastrës. “Pas vendosjes në skenat franceze të kësaj pjese unë nuk kisha si të lija pas dore qytetin e lindjes së shkrimtarit ta madh Isamil Kadare”, shprehet regjisorja Anjeza Mara.

Ndërkohe, drejtuesit e shoqatës franko-shqiptare “Argjiro”, u shpreh se pas suksesit që arriten me organizimin e koncertit të sopratos, Inva Mules, në skenën e kalasë së Gjirokastrës, ishin të bindur se edhe vendosja e pjesës “Kush e solli Doruntinën” do të ishte e mundur artistikisht. “Tashmë me organzimet tona në Kalanë e Gjirokastrës ne kemi fituar një përvojë mjaft të vlefshme”, është shprehur pas shfaqes, Ilda Mara, kryetare e shoqatës shqiptaro-frances “Argjiro”. (fund)

2-))Doruntina e Kadaresë kthehet në shtëpi

(Dërguar më: 04/09/07)

Doruntina kthehet në shtëpinë e saj. Ajo ka folur frëngjisht mbrëmë në qytetin e lindjes së krijuesit të saj, shkrimtarit Ismail Kadare. Në mjediset e kalasë shekullore të Gjirokastrës u ngjit në skenë drama e Kadaresë "Kush e solli Doruntinën", një ndër veprat e sipaktura të tij, realizimi i të cilës është një nismë e shoqatës franko-shqipëtare "Argjiro". Një trupë aktorësh profesionistë francezë të nxitur nga shoqata "Argjiro" kanë bërë të mundur përgatitjen e shfaqjes në gjuhën frënge dhe prezantimin e saj në kështjellën e Argjiros. Regjisore e shfaqes është Anjeza Mara shqiptare, e cila ka mbaruar studimet e larta për aktrim në Paris. Për të kjo shfaqje ishte një sprovë, por siç edhe u konstatua mbrëmë rezultoi e sukseshme. Për shfaqen e kësaj drame ishte improvizuar një skenë në afërsi të muzeut të armëve aty ku harqet prej guri dhe dritaret e vogla së bashku me muret rrethuese të krijojnë një ndjesi të kohëve të hershme. is. xha. ( fund)
T
aktores shqiptare nga Shqiperia. Pjesen nuk e kam pare dhe pres me shume nga te tjeret te me thone me shume.
Publicité