Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
14 décembre 2007

Shah - Mat i autorin Stephen CARTER

echec_et_matJa një libër që mbarova së fundi. Kam kohë që nuk kam folur për libra veç mundohem të shprehem vetëm për libra interesantë (ose shume shume jo interesante). Libri prezantohet si një policier veç për mua është më shumë një roman me një intrigë policore ndër të tjerash.

Përmbajtja : Babai i profesorit Garland, ish gjykatësi Olivier Garland, vdes nga një infakt. Megjithëse autopsia vërteton diagnostikë e vdekjes, rrethi i ish gjykatësit dhe sidomos vajza e tij janë të bindur që është një vrasje. Djali, profesori që është edhe personazhi kryesor i librit, interesohet pak për hipotezën por shumë për jetën dhe punën e të jatit, marrdhëniet e tij me familjen dhe shoqërinë. Nëpërmjet kujtimeve të tija, jetës së përditshme të tij dhe kujtimet apo opinionet e atyre me të cilët ky i fundit bisedon, përshkruhet jeta e komunitetit të pasur afroamerikan në veçanti dhe ajo e gjykatësve dhe avokatëve në përgjithësi.

Përshtypjet e mia : Stili inteligjent i shkrimtarit më pëlqeu veçanërisht. Nëse tema e racizmit është tashmë shumë trajtuar në literaturën amerikane, këtu këndvështrimi i shkrimtarit është një vështrim i brendshmë. Flitet gjatë edhe për raportin me fenë në përgjithësi dhe me përfaqësuesit e saj në të përditshmen, apo mbi konservatorizmin e shoqërisë dhe pyetjeve mbi familjen dhe raportet në të. Një roman i plotë dhe që kur e mbaron, të vjen keq të ndahesh me personazhet tashmë familjarë.

në anglisht: The Emperor of Ocean Park - Stephen L. Carter

Publicité
Publicité
Commentaires
Publicité