Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
17 décembre 2007

Të rejat e parëndësishmë nga Franca

Në këtë fund viti ose si çdo fund viti, nuk ka mbaruar por pothuajse tjetri së shpejti me pushime, po flas per theshethemet e lajmet ditës

- alarm, alarm, uljet e çmimeve (solde-t) së shpejti veç kujdes për amatorët/amatoret e lluksit firmat e tilla si Chanel, YSL..etj të të njejtës sferë, këtë vit jo se nuk do aplikojnë politikën e uljes së çmimeve por nuk kanë më gjë nëpër rajonet e dyqaneve, gratë e burrit të shtetit Kadhafi bënë pazaret kohët e fundit këtej nga anët tona.

- Presidenti i rradhës, i Francës e kisha llafin, më në fund jo vetëm, në kuptimin dashuror të fjalës. Një këgëtore serenatash – rolet një çik të shkëbyera veç jemi apo nuk jemi modern është parë me të të djelën. Shakatë mënjanë bukuroshja nuk këndon keq, klikoni këtu :

- i ftohti i javës së kaluar vazhdon me këmbëngulje edhe kësaj jave dhe mbase javës tjetër. Nëse në trotuarat e Parisit vëreni persona të ulur në trotuar duke medituar në të ftohtë, mos u çudisni, janë të pastrehët që ngrohen në ajrimet e ngrohta të ndërtesave. (Pamje e mjerueshme veç për momentin nuk ka akoma të ngrirë nga i ftohti në qytetin e dritave).

Loja më në modë këtë vit është konsola e lojës NINTENDO Wii. Nëse jeni në Francë, kujdes thuhet se stoqet po mbarohen dhe do të ketë « fatkeqë » që do mendojnë gabimisht që plaku i vitit të ri nuk i ka xhan !

Publicité
Publicité
Commentaires
T
swed, mireserdhe ne kete blog. Normalisht punon veç duhet te klikosh mire tek trekendeshi play perndryshe shko tek sita: http://www.radioblogclub.fr/ dhe kerko Carla Bruni, nje liste shfaqet dhe mund te zgjedhesh nje kenge ose edhe ketu: http://www.dailymotion.com/relevance/search/carla+bruni veç kujdes se ka shume muhabete dhe pak kenge.

ania, kishim kohe qe nuk te kishim lexuar.

SR, si quhet nje burre qe ka shume sukses me femrat dhe nje femer qe e ka dredhur me shume meshkuj ? ups edhe une e bej pyetjen gabim - ky ishte komenti im per komentin e gazetave te jashtme. Me thene te drejten krahasimi me gazetarine shqiptare nuk i ben keta te fundit te skuqen.
S
anila,
per Raphael Enthoven (me duket keshtu quhet) djali i nje publicisti me nam ne Paris (shok i ngushte i Bernardit, se po flasim sikur i kemi cuna daje e xhaxhai :D) dhe profesor filozofie qe endrren me te madhe e ka tja marri namin ish vjerrit (Levit te madh me nje fjale). Ne CD e pare te Carles ka nje kenge Raphael, eshte per kete filozin e ri. Tani do bej ndoshta nje kenge per Sarkon. Aman, se sot edhe gazetat zvicerane nuk i kishin lene gje lajmit. Pale radioja: ka hapur nje rubrike per burrat e shkurter dhe manite e tyre me psikolog ne studio. Me lot kam qesh.

Po tani pa shaka, ai libri eshte i mire edhe pse flet per gjera personale.
A
Pershendetje te gjitheve!

Nuk e di per te tjeret por une sot e mora vesh qe Sarko na qenka me Carlen; javen e kaluar me thane qe ishte me nje top model, por kaq njohuri kisha mbi informacionet e rendesishme te aktualitetit francez.

Per Carlen nuk mund te them qe kam opinion te keq, sepse siç thote dhe Tena, vajze simpatike, e terhequr, me talent (ze te embel), e zgjuar etj etj etj por siç ishte dhe Cecilia, paksa karieriste ne dashuri.

Selfi me qafsh mua, te lutem ma thuaj pak per ke jane zene Carla me gocen e Levy-t se me kujtohet si epizod qe e kam pare tek Ardisoni por s'po me kujtohet per qamet emri i ketij te mjeri :D
Merci d'avance.

Sa per Sarko-n e shoh qe i paska pike te dobet femrat me te gjata se vetja, i pelqen te mbaje taka me siguri :D:p
S
Ai linku me ate muziken s'puno. Po ke noi link tjeter do na besh pune, se marrim vesh si do jete poltika franceze ne dy-vjecarin e ardhshem :)
T
SR - kjo ishte lija. Sigurisht pergjigja ishte per te te ngacmuar. Atehere le te flas seriozisht, kur mora vesh lajmin heren e pare mu duk e çuditshme sh e çuditshme fare e çuditshme dhe ne fund arrita ne konkluzionin qe vajza po bente nje dalje ne skene. Pra afersisht te njejtin konkluzion si ty. Nga ana tj kam pare nje dokumentare mbi te dhe me duket vajze inteligjente, serioze dhe me talent. Ne kete kuader i le asaj te drejten pafajsise (nje term juridik nuk e di si i themi ne shqip), pra jeta do tregoje ku qendron realiteti. Per presidentin, them qe ne fund te fundit me fat tj se nuk mund te gjente nje partenere ka te mire ne kuptimin siç i themi nga anet tona "me familje te mire" dhe goce e sjellshme dhe me edukate.
Publicité