Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
20 décembre 2007

Në kërkim të autorëve të humbur

Që kur kam ardhur këtu dhe sidomos që kur kam filluar të lexoj më lirshëm në frëngjisht, me ndihmën e internetit, miqve apo librerëve kam njohur plot shkrimtarë të rinj, apo të vjetër nga vende të ndryshme të botës. Vetëm shpesh mendoj për ato pak libra që kam lexuar në atdhe të literaturës botërore (veç litaruturës klasike që ishte më mirë e përfaqësuar) dhe kam ca që nuk I gjej më. Ose më saktë nuk mbaj më mënd emrat e autorëve. Atëhere nëse ka ndonjë që mund të më ndihmojë, kerkoj:

• Një libër që nëse më kujtohet mirë quhej : “Jangblladët” – libër amerikan, titulli sigurisht I shqipëruar. Tema e librit është racizmi dhe sidomos pranimi i tjetrit. Më mbahet mënd që më ka pëlquer shumë libri dhe doja ta rilexoja ose të lexoja libra të tjerë të të njëjtit autor.
• Një libër policor japonez. Historia ishte loja e një krimineli me oraret e trenave për të siguruar një alibi. Hetuesi, shumë këmbëngulës dhe i mprehtë, arrin të demaskojë kriminelin. Librin e kam lexuar të paktën dy herë dhe më dukej hetuesi shumë i fortë dhe intriga shumë e komplikuar.
• Një libër fantastiko – shkencor me një përmbledhje tregimesh të përkthyera pak përpara revolucionit tonë. Novelat ishin të një kualiteti shumë të mirë. Më kujtohet sidomos njëra me ca pasqyra me memorje.

Ndihmë, ndihmë kush mund të më ndihmojë atëhere?

Publicité
Publicité
Commentaires
I
Nje loder me orarin e udhetimeve, seicho matsumoto
T
e paditur, mireserdhe ne kete blog nje here
dhe dy here rrofsh.
E
Hej Tena,

nga këta librat që ke përmendur, unë kam lexuar në ato kohë vetëm të dytin. Me ca kërkim në Internet, gjeta autorin:
Seicho Matsumoto
Në frëngjisht titulli është "Tokyo Express",
në anglisht njihet si "Point and Lines".

Ai libri i tretë nuk më kujton ndonjë gjë. Cfarë quan "revolucionin tonë" ti? 1990?
Kam një ide, biblioteka kombëtare e Shqipërisë ka një goxha presencë në Web, http://www.bksh.al/.
Unë provova katalogun online, po ai nuk duket të funksionojë. Provo t'i çosh email ndonjë punonjësi, se mos të ndihmon. Kërkoji listën e librave fantastiko-shkencorë për të rinj/fëmijë, në vitet X-Y.

Shpresoj të të kem ndihmuar. Salue!
D
Shpresoj qe ta gjesh. Per mua ka qene nje liber qe me ka ndryshuar jeten letrare. Qe kur e kamn lexuar jam munduar vetem te vjedh apo te kopjoj nga Vonnegut. Ashtu si vjedh nga shume te tjere...

Edhe une nuk jam keq, efektivisht. Me behet qejfi qe te "bind", si me thene, dhe shpresoj ta lexosh deri ne fund. Edhe te qeshesh, kjo eshte e rendesishme.

(Se souvenir de mes informations personnelles
Dua te dergoj informacionet e mia personale. Bo bo bo ça po i punoj frengjishtes...)

Jo per gje po, me sa i kam pare blogjet shqip lart e poshte pak merren kaq shume me letersine sa merresh ti, keshtu qe edhe gjykimi jot, eventualisht, ka mjaft rendesi...

Degjohemi.

Darien
T
Darien, do perpiqem me bibloteken e lagjes. Nderkohe librin tend e lexoj ne paralel me ate autorin (sekreti pra) dhe me thene te drejten je goxha bindes, per momentin.
Publicité