28 décembre 2007

Gezuar, Gezuar

E kam gjithmone te veshtire te shkruaj kartolinat e vitit te ri. Me kujtohen gjithmone poezite:Mos kujto se te harrovaKartolinene ta dergovaKeto ishin ne 8-vjeçari. Nuk e di nese ju kujtohen te tjera?Pra GEZUARNderkohe po arratisem me pushime ne maje te malit. p.s. Fotografia eshte nje dekorim kiç ne nje dyqan tek lagjja ime.
Posté par tetena à 22:25 - Commentaires [15] - Permalien [#]

27 décembre 2007

Improvizime per Festat

Posté par tetena à 22:02 - - Commentaires [0] - Permalien [#]
26 décembre 2007

Dhuratat - sipas vendit dhe kuvendi

Sepse jemi në Franncë, dhuratat e fundvitit apo të ndërrimit të këtij të fundit, Plaku i Vitit të Ri i sjell gjatë natës së 24 dhjetorit. Ideja e dhuratave të koncentruara në një moment të caktuar të vitit, momenti tjetër është ditëlindja e personit, më duket një ide shumë e mirë. Zakonisht organizohem mirë. Mbledh katallogjet e dyqaneve, një listë përpilohet me një numër të përcaktuar lodrash, një numër i vogël me një shifër, dhe me vlera edukimi. Zarfi i dërgohet me postë Plakut me të kuqe (zakonisht posta instalon nje shërbim që u... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:49 - - Commentaires [9] - Permalien [#]
25 décembre 2007

Ne kete dite pushimi

Ne fakt nuk e di nese eshte stomaku i renduar, koka e dubluar apo shtepia e rremujuar (per rimen kjo e fundit se nuk gjeta nje fjale tjeter) por nuk i kam shume qejf ditet e pushimit per festat e medhaja. Gjithshka eshte e mbyllur, njerzit si te pergjumur dhe sidomos ne kete te ftohte atmosfera si e ngrire. Nejse nuk kemi mbaruar akoma festat dhe rifillojme se shpejti.
Posté par tetena à 22:44 - - Commentaires [7] - Permalien [#]
24 décembre 2007

Les huîtres ose si i thone në shqip ?

Nuk e di në fakt. Francezët trajtohen nga anglezët – « The frogs » (bretkocat) për faktin se ata hanë këmbët e këtyre të fundit. Nuk mund të them që jam dakort me anglezët se unë vetë kujtimet më të mira nga Uji i Ftohtë, i kam rreth kofsheve të këtyre kafshëve të vogla dhe të shijshme. Une personalisht, nëse duhet të flasë për një gjë që më çudit pak (ose më çudit shumë më saktë) mund të flasë për këto molusqet që hahen të gjalla. Mendoj që janë një ndër ushqimet që kërkojnë guxim dhe trimëri ose mungesë nuhatje dhe... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:32 - - Commentaires [17] - Permalien [#]
23 décembre 2007

Gara e dhuratave - Fituesi ?

Wii. Dyqani, nje librari, artikuj muzike, filma dhe elektronike, ndodhet ne bulevardin me te njohur ne France. Rradhat gjithandej ishin te pa llogjikshme kur per me shume kishte te pakten 30 arka ku mund te paguhej. Per te blere Wii, vendi ishte i rrethuar me polica private dhe nuk mund te afroheshe. Rradha dukej si e paralizuar dhe nuk e kuptoja pse keta njerzit ishin gjithmone aty si statuja. Vodha kete fotografine dhe nuk e di nese e shikoni qarte rradhen (me kujton pak rradhat e mishit). Mora vesh qe eshte hapur nje... [Lire la suite]
Posté par tetena à 11:18 - - Commentaires [4] - Permalien [#]

21 décembre 2007

Kishit pare ndonjehere peme te vitit te ri me kete ngjyre?

Une jo. Eshte nje dyqan bonbonesh e meqe ketyre te fundit mund t'ju japim çfaredolloj ngjyre, hop edhe pemet ngjyrosen me te verdhe. Hajde nuk po gjykojme shijet.
Posté par tetena à 22:30 - - Commentaires [8] - Permalien [#]
20 décembre 2007

Në kërkim të autorëve të humbur

Që kur kam ardhur këtu dhe sidomos që kur kam filluar të lexoj më lirshëm në frëngjisht, me ndihmën e internetit, miqve apo librerëve kam njohur plot shkrimtarë të rinj, apo të vjetër nga vende të ndryshme të botës. Vetëm shpesh mendoj për ato pak libra që kam lexuar në atdhe të literaturës botërore (veç litaruturës klasike që ishte më mirë e përfaqësuar) dhe kam ca që nuk I gjej më. Ose më saktë nuk mbaj më mënd emrat e autorëve. Atëhere nëse ka ndonjë që mund të më ndihmojë, kerkoj: Një libër që nëse më kujtohet mirë quhej :... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:47 - - Commentaires [25] - Permalien [#]
19 décembre 2007

Zbukurimet e festave per femijet

Vitrinat e dyqaneve eshte nje tradite ne Paris sidomos ne dyqanet me lluksoze (Lafayette, Printemps, Bon Marché). Keto jane disa nga vitrinat. Fotografite jane larg nga realiteti se ne fakt personazhet levizin sipas nje koreografie te ndryshme dhe interesante ne çdo vitrine. (2006 ishte ketu)
Posté par tetena à 22:39 - - Commentaires [4] - Permalien [#]
18 décembre 2007

Probleme linguistike

Kaq vjet në Francë, tashmë mendoj që nuk e kam të vështirë të shprehem në gjuhën e vendalijve dhe aq më pak ti kuptoj. Pra shumë krenare për arritjen time personale ne kete fushe, ka ca gjëra ose më saktë ca shprehje që më mungojnë. Shembujt më poshtë - ç’ka bërë frëngu more – shprehje e papërkthyeshme dhe çdo përpjekje përkthimi plotësisht e dështuar.- Këtë gocën do ta marrim partizone – sigurisht edhe çdo shprehje që lidhet me filmat/theatrot/skeçet e atdheut. Këtu as që përpiqem të përkthej. E them tek koka ime, nënqesh se... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:05 - - Commentaires [13] - Permalien [#]