viti

Pas një zhdukje pa gjurmë gjatë këtij fund viti, më në fund po rimarr funksionet e mia si bloguese e vullnetshme (ose të paktën që mundohet t’i mbushi mendjen vetes).

Pra Gëzuar Vitin e Ri 2008. Akoma do të thoni ju. Akoma një urim për Vitin e Ri ? Për më shumë e dashur, urimet bëhen në fund të dhjetorit, sa më afër 31-njishit, dhe jo në fillim të janarit se viti ka filluar dhe urimet nuk zënë vënd !

Por tjetri është bërë i jashtëm, ose më saktë i dyfishëm, ç’po llafos tashti « iku shefi » ? Jo nuk kam ikur, për më shumë që nuk jam shef por doja të thosha që këtej nga anët e mia të reja, urimi për vitin e ri fillon më 1 janar dhe mbaron më 31. Vitin e parë që isha këtu, si shqiptare e vërtetë, fillova me entuziazwm urimet ditët e fundit të vitit dhe njerzit më shikonin të habitur aq sa nuk arrinin të flisnin dhe vetëm më buzëqeshnin. Dikush më në fund më shpjegoi që këndet urimet fillonin më vonë dhe akoma më mirë, kisha një muaj për t’i konsumuar. Pra nëse ju arrijnë kartolinat e vitit të Ri nga Franca mbas 1 Janarit, është normale, nuk kemi probleme me Postën këndej neve. Pra akoma ca urime franceze, se urimet nuk janë asnjëherë të tepërta,

Bonne Année 2008

Për kurjozët, shqiptohet – [bon ane]