kanun1  kanun2   kanun3 

Duke gërmuar në internet dhe duke biseduar me një shoqe, zbulova këtë serinë me libra vizatimor (nuk e di si mund ti quaj) mbi shqipërinë

Vëllimi i parë: Leka , fëmijë jetim është adoptuar nga Nikita, emigrant rus. Djali simpatik që ka vetëm 13 vjeç, me siluetin e tij të imët, shikimin e drejtpërdrejtë dhe të gëzuar, tërheq vëmëndjen  dhe simpatinë e të gjithë atyre që e rrethojnë. Veç në Shqipërinë e viteve ’60, nënë një regjim socialist deri në kufijtë më të largët Leka nën influencën e keqe të Nikitës merret me një tregti paksa të çuditshme – ai shet fëmijë shqiptar familjeve italiane që nuk arrijnë të kenë. Ndërkohë takimi me Sosen, vajzën e doktorit të fshatit mbase do ndryshojë në kohë djalin jetim. Ose mbase është tashme shumë vonë sepse në fshatin e tij, megjithë përpjekjeve të Partisë, sundon ligji i Kanunit. Një histori që përshkruan bindshëm këtë periodë të panjour shoqëruar me vizatime shprehëse.

Vëllimi i dytë: Në ditët e sotme, në Veri të Shqipërisë, Leka me grupin e tij, grup jo shumë i rekomandueshëm, zbulojnë bibliotekën legjendare të Princit të Mirditës. Librat ishin fshehur në muret e kullës ku banonin shokët. Ndër librat e gjetur, figuron një libër i rrallë « Libri i Gjakut » i shkruajtur nga sekretari i Princit dhe ku gjenden emrat e të gjithë viktimave të Kanunit. Në listën e emrave gjenden edhe ata të tre anëtarëve të familjes Hila. Emri i Lekës figuron gjithashtu. Ai është trashgimtari i vetëm i gjakmarrjes. Kujtimet e internimit të familjes Hyka rivijnë në mëndjen e Lekës, përgjegjisit të kësaj tragjedie.

Vëllimi i tretë: Ky vëllim ka për personazh kryesor Sosen e cila për të marrë gjakun e familjes është shdërruar në Djalë. Mbasi ka kryer detyrën ajo/ai është tërhequr dhe jeton vetëm në një fshat të thellë malor dhe quhet Aleksi. Veç në tokën e gjakut, asnjë nuk mund të shpëtojë kaq lehtë. Duke mikëpritur bujarisht Tomasin (apo më saktë Vesnën e veshur si burrë), jeta e Aleksit do transformohet në një tragjedi pa fund.

Të shtunën më 16 shkurt në orën 3 mbazdite autorët Jack Manini et Michel Chevereau prezantojnë volumin e tretë të serisë në një takim me lexuesit në adresën :
Fnac Evry
Centre Commercial Régional Evry 2
2 boulevard de l'Europe
91022 Evry