Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
14 janvier 2008

Loja e Sokratit në trojet tona

osselets2Pra të enjten e kisha fjalën për një lojë që luaja shumë sidomos gjatë pushimeve në breg të detit. Në Vlorë loja quhet « pendalle » dhe konsistonte në një lojë me pesë gura të vegjël, mes një lajthie dhe një arre, të rrumbullakët por jo plotësisht sferik. Mjeshtëria qëndronte të hidhje një nga gurat në ajër dhe të arrije të kapje të tjerët. Një here nga një, pastaj dy nga dy, tre dhe një dhe më së fundi të katër menjëhere. Për të qënë e sinqertë, luanin vetëm mes gocash. Sigurisht mendoja që kjo lojë ishte vetëm karakteristike jona, të varfër, jo me shumë mundësi materiale etj etj si këto.

Në Francë, rastësisht ndesha pesë gurët e mi nostalgjik. Forma ishte pak e ndryshuar veç ishin gjithmonë pesë dhe rregullat të njëjta si më sipër. Poseduesi ishte një djalë 10-12 vjeç dhe krenohej sa i aftë ishte në këtë lojë. Duke gërmuar tek wikipedia zbulova qe loja e kishte origjinën nga Ballkani, Greqia e Vjetër po të lë mënjanë krenarinë e pavend në rastin e kësaj loje. Objektet e lojës ishin kockat e këmbëve të kecit të vogël. Ato kanë një formë të veçantë që mund të futen mes gishtave. Flitet që vetë Sokrati i madh kalonte kohën me këtë lojë gjatë meditimeve të tij.

Pra nuk po nxjerr përfundime dhe konkluzione mbi zbulimin tim, secili interpretimet e tij veç doja të flisja për këtë lojën edhe në kujtim të ditëve të mija të fëmijërisë afër detit në Vlorës.

Në anglisht loja quhet « Knucklebones » dhe në frëngjisht « Osselets »

Publicité
Publicité
Commentaires
H
aaaaaaaaaaaaaaaaa
T
mbase buli3go ? veç si thua dhe ti nuk eshte e njejta loje.
B
ne fakt, andej nga e kam prejardhjen une (rrethi i Kaçanikut, Kosovë) akoma luajnë çoka, mirepo ky "sport" dallon nga ai qe ju po flisni. eshte i ngjashem disi me golfin; nje vrime ne toke, shkop dhe gure.<br /> mbase golfi e ka prejardhjen nga andej!!!!....
T
Elais, Belle fleur - ndaj edhe e solla ketu se une pata te njejtin reagim kur e mesova.
B
Tena, do bejme nje loje virtuale:)) Kam shume vite qe s'kam luajtur me coka sic i therrisnim ne ne lezhe, ose pendalla ne vlore:) Shume interesante qe kjo loje e pasken fillesen gjetke, dhe ne qe mendonim qe ishte dicka e sajuar nga vete ne shqiptaret.<br /> <br /> Rrofsh per infon!
Publicité