Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
18 janvier 2008

Llustrosja e këpucëve

20080110_029Udhëtmi im i parë jashte shtetit koincidoi edhe me punën time të parë. Puna ishte në ca zyra me plotë kolegë të rinj dhe njohje të vjetra që përpara meje kishin marë avionin dhe parë botën, shteti që vizitova ishte një shtet i vogël perëndimor me rrugët e pastra dhe gjelbërim. Nëse kolegët e kishin kryer tashmë këtë udhëtim, miqtë e mi prisnin nga unë historitë dhe përshtypjet e këtij udhëtimi të parë. Tregimi im përbëhej nga batuta të vogla, vëzhgime apo kurjozitete. Një nga to ishin këpucët. Nuk e kam fjalën për këpucët e të jashtmve apo ato në dyqanet (sigurisht objekte kurioziteti evidente) e kisha fjalën për këpucët e mia. Pak histori, që fatkeqësisht është akoma një realitet. Në atdhe banoja në një lagje me rrugët plot me balte. Si gjithë lagjet në Tiranë do të thoshit ju. Nuk mund t’ju kundërshtoj veç rrugët që të çonin tek shtëpia ime ishin të gjitha, plotësisht dhe pa përjashtim me baltë, bile edhe rruga e makinave e asfaltuar rrishtazi, prishej dhe mbushej me balte me një shpejtësi të paparë. Pra këpucët e mia ishin në përgjithësi të baltosura ose pluhurosura, ngjyra e objektit e paidentifikuar. Mundohesha t’i pastrija veç balta rivinte dhe pastrimi ishte vetëm humbje kohe. E mendoni edhe vetë refuzimin tim për lyerjen e këpucëve, jo vetëm për bojën që më përlyente duart sistematikisht, ndiçimi i përgjithshëm i këpucëve që nuk mision i deshperuar, nuk arrinin të thaheshin seriozisht, por sidomos baltosja/pluhurosja e menjëhershme.

Pra sapo hypa në avion, këpucët morën ngjyrën e vërtetë dhe gjatë javës jashtë atdheut, admiroja këpucët e mia për pastërtinë e tyre. Pra ju thosha miqve - "e dini jashtë shtetit as ke nevojë të prekësh këpucët, ato ndiçojnë vetvetiu ! ".

Mendoja të gjitha këto duke llustruar këpucët e mia sot në mëngjes. Mbase ishte një shans i paparë atehere apo shteti i zgjedhur keq tashti veç ju betohem këtu bie shi dhe duhen llustruar këpucët , aktivitet qe nuk arrij ta praktikoj me besoni . Pra shqiptare dhe krenare (si mund të isha ndryshe) kam këpucë normalisht jo shumë të llustrosura mbase për kujtim. Po ju si ja bëni për këpucët ?

Publicité
Publicité
Commentaires
T
SR, ne fakt ketu bie nje shi i imet shpesh dhe kepucet nuk jane me balte por jane pa shkelqim. Je vertet e detyruar ti lyesh sidomos kur kerkon pune majtas djathtas.

nela, ta qaj hallin nuk e di nese te gushellojne kepucet e mia se jane per ibret.

eda, hajde se nuk po e perseris gabimin (ha ha).
E
O Tena na e nxorre bojen fare,,,po sikur te doja te tregohesha gjekundi sportive ?? Tani me ngelet vetem te pranoj qe me rri b..ne makine..i ka kapitalizmi keto "llukse"
N
Eh, Tena, ne ne memedhe vazhdojme akoma me balten...nuk e marr vesh se si dreqin behen kepucet me balte edhe kur gjoja rruget jane te shtruara. Gjeja e pare qe bej cdo mengjes sapo vij ne zyre, drejtohem vrap nga banjoja e katit per te fshire kepucet. Nese brenda deres se oborrit te punes ka vetem bar, 1 m larg deres se jashtme ka mbuluar balta, por nje balte nga ajo si pelte ama :)
S
Tena,

mua kepucet m'i pastronte gjithmone babi :)
kurse ketu i pastroj kur shkoj ne ndonje event te madh dhe atehere mjafton nje rreshkitje lecke siper :)

Kur shkoj ne Tirane tani per vizite, ne kohe shirash, marr gjithmone me vete kepucet alpine.
T
Eda, po ti mi fytyre banoje ne nje lagje relativisht pa balte dhe nashti, per te qene e sinqerte me publikun, nuk te shkelin kembet toke ne kuptimin qe nga shtepia ne makine edhe per te bere dy hapa. Tj ngelet kembesor i dalluar. (ha ha).

belle fleur - une nuk jam sh e kujdesshme ndaj dhe mendoj qe atehere dhe tashti kepucet nuk me shkelqejne shume !?
Publicité