Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
28 janvier 2008

S.O.S. Morrat

20071209_414Dhe nëse ka shqiptar që po lexon këto llafe dhe nuk ka takuar kurrë në jetën e tij këtë qënie të natyrës mike të dashur të njeriut, STOP, të mos lexojë më tutje.

Sigurisht sado që ta mohoni, të gjithë jeni duke vazhduar të lexoni se megjithëse në ilegalitet, nuk besoj që ka njëri që i ka shpëtuar qënieve të mësipërme. Dhe unë që mendoja që ndodhte vetëm andej nga anët tona. Fotografia është një origjinale, e marrë nga unë në kopshtin e lagjes ku ka ca kohë parrulla « Alerte aux poux (Kujdes nga morrat) » afishohet gjithandej dhe është në gojën e personelit duke zëvendësuar kështu përshëndetjen « bonne jour ».

Ndryshimi me kohën time kur isha e vogël, nuk dihet ç’bëhet tashti, është që këtu flasim haptas mbi morrat. Bëja rrugën me një prind, e cila më tregonte tmerrin e saj kur shikonte morrat të kërcenin tek koka e gocës dhe teknikat dhe produktet që përdorte për eleminimin e tyre. Aty bashkohet edhe nje prind tjetër me teknika të reja. Për të mos mbetur prapa, se u bë lumi det këtej nga morrat tona, shpjegova edhe unë teknikat tona të lashta. Në fakt kujtimi im i paharruar ka qënë kur prindi, jo me shumë përvojë dhe me shumë turp për shkëmbim eksperiencash, ma bëri kokën me vajguri, ma lidhi me një napë të pastër dhe hop në gjumë. Andej nga mesi i natës zgjohem e lemeritur me kokën që po më merrte zjarr. Zjarrfiksi, prindi sigurisht, më lau kokën me urgjencë dhe konstatoi me kënaqësi që koka ime e mbetur pa lëkurë gëzonte gjithshtu edhe një pavarësi të plotë nga morrat dhe fëmijët e tyre.

Të kthehem tek realiteti, thashethemi i vajgurit ishte i njohur nga shoqet e mia që vazhduan diskutimin deri në destinacion e ditës dhe nuk rifilluan të nesërmen. Nuk e di ç’bëhet sot nga atdheu veç këtu morrat jetojnë, shtohen dhe shumohen në begati dhe më çudisin nga pak në fakt se mendoja që të flamosurat na pinin vetëm neve gjakun.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
marigona, kam ne rezerve dhe ta jap borxh. Me dergo adresen se te erdhi.
M
tungjatjeta tetene dhe ju te gjithe.<br /> me vjen keq qe duhet tju them por ke shum te drejte por kam nevoj pernjemend per kreher<br /> shpresoj qe ju jo<br /> xdddddddddd<br /> hehhhe
T
marigona, mireserdhe ne kete blog dhe po e shenoj kreherin se mbase do na duhet (ha ha).
M
ehem edhe une dikur kam apsur krijesa te tilla dhe besomeni qe ishte nje traume e keqe.po nese ka kush duhet te dije qe kreheri eshte me efikasi dhe mos perdorni asi dreq insekticidesh po sdeshet te perfundoni ne varreza XDDDDDDDDDDDDD buena suerte no? ruajuni hahahahahahaahhah komentet e tjera me ben te urinohem duke qeshur
T
lisi, te pakten tregojme bemat tona te se kaluares me vajgurin (ha ha). Mos me kujto procesin e kerkimi/qerimit.
Publicité