31 janvier 2008

Gjuha shqipe

Kemi folur tashmë për gjuhën shqipe, si mund t'ja kalojme brezit të ri, si të krijojmë sita interneti për të ndihmuar etj etj . Duke diskutuar me një shoqen time shqiptare mësova në fakt se breza emigrantësh shqiptar sidomos nga Kosova apo Maqedonia janë organizuar tashmë për të mundësuar mësimin e gjuhës shqipe. Pra kush është i interesuar ka disa mundësi, të paktën në Paris, për të mësuar vetë, vetëm apo në grup shqipen. 1. INALCO - Instituti Nacional i gjuheve dhe Kulturave Orientale jep kurse të gjuhës shqipe deri në... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:22 - - Commentaires [12] - Permalien [#]

30 janvier 2008

Sheshi i festave.

Quhet ky sheshi ku nuk kam degjuar te zhvillohen festa te degjuara. Jemi gjithmone ne Paris dhe keto dite ben vetem gri.
Posté par tetena à 23:06 - - Commentaires [4] - Permalien [#]
29 janvier 2008

Ngjyrat , moda dhe unë.

Po lexoja sot një blogues të njohur që po bredh ne vende të rezikshme dhe më tërhoqi vëmëndjen citimi nga ai i markës BCBG. Marka në frëngjisht do të thotë « Bon Chic Bon Genre » që nuk mund të përkthehet fjalë për fjalë por do të thotë në përgjithësi me një llaf në shqip « Tangërlliks/e (për precizim - nga familje e mirë me pare brez pas brezi me një llaf) ». Për veshjen në Shqipëri ne kohët e lashta idealiste – hajde një formulim i ri i pa parë ndonjëherë (të paktën nga unë), një gjë më habiste, lufta kundër... [Lire la suite]
Posté par tetena à 16:56 - - Commentaires [2] - Permalien [#]
28 janvier 2008

S.O.S. Morrat

Dhe nëse ka shqiptar që po lexon këto llafe dhe nuk ka takuar kurrë në jetën e tij këtë qënie të natyrës mike të dashur të njeriut, STOP, të mos lexojë më tutje. Sigurisht sado që ta mohoni, të gjithë jeni duke vazhduar të lexoni se megjithëse në ilegalitet, nuk besoj që ka njëri që i ka shpëtuar qënieve të mësipërme. Dhe unë që mendoja që ndodhte vetëm andej nga anët tona. Fotografia është një origjinale, e marrë nga unë në kopshtin e lagjes ku ka ca kohë parrulla « Alerte aux poux (Kujdes nga morrat) » afishohet gjithandej... [Lire la suite]
Posté par tetena à 16:32 - - Commentaires [20] - Permalien [#]
27 janvier 2008

Influenca te habitshme ne Paris

Posté par tetena à 22:36 - - Commentaires [6] - Permalien [#]
25 janvier 2008

tue kapërcy ylberin - Diana Berisha Mahmudi

Meqë Selfmaderadio më bëri kurjoze dhe me ndihmën e një mikeje që shkoi në Kosovë këtë verë, gjeta librin. Ky ishte hapi i parë. Pastaj mora guximin ta lexoja ky ishte hapi i dytë (gjuha e përdorur i afrohet shume gjuhës së folur në Kosovë). Dhe hapi përfundimtar ishte që e mbarova dhe bile në një kohë të shkurtër. Libri është vërtet shumë i mirë. Është i organizuar në formën e një ditari apo të një rrëfimi në personin e parë. Autorja trajton tema shumë të rëndësishme për ne si shqiptarë si p.sh. raporti mes kapacitetit tonë... [Lire la suite]
Posté par tetena à 16:30 - - Commentaires [10] - Permalien [#]

24 janvier 2008

Konferenca "Shqiperia 1933-1944, Respekti per Njeriun, nje shembull per Europe"

Nën kujdesin e Grupit ndërparlamentar të miqësisë Francë – Shqipëri të Senatit dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Francë Konferenca "Shqiperia 1933-1944, Respekti per Njeriun, nje shembull per Europen" Mbështetur në arkivat e hapura së fundi dhe me ndihmën e Z. Hylle Spahija dhe Znj. Fatime Neziroski  dhe Nevila Nika drejtoreshë e arkivave kombëtare të Shqipërisë Petrit Zorba kryetar i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri Izrael (SHMSHI)Monika Stafa gazetare e shtypit të shkruar dhe televiziv në... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:50 - - Commentaires [1] - Permalien [#]
23 janvier 2008

Dhe artistet e rruges vazhdojne edhe ne dimer

Sigurisht qe ne fillimet e pranveres eshte me gezueshem.
Posté par tetena à 21:46 - - Commentaires [7] - Permalien [#]
22 janvier 2008

Pho Banh Cuon 14

Nuk duket shumë nga titulli por do flas për një restorant aziatik në Paris. Një adresë të mirë dhe të lirë ku hahet një supë me të brëndshme, e bollshme dhe pa shumë shpenzime. Dhe sidomos një vend ku e ndjen veten në një hapësirë aziatike dhe kjo nga komunikimi, efikasiteti dhe thjeshtësia e gjërave. Për ata që u trëmbën me të brëndshment, si puna ime herën e parë, supa me pamjen e një paçeje, pothuajse e vetmja pjatë e shërbyer, ekziston edhe në variantin pa të brëndshme dhe është po aq e mirë, krahasim i bërë nga... [Lire la suite]
Posté par tetena à 16:56 - - Commentaires [2] - Permalien [#]
21 janvier 2008

Kujtimet e një mjeku të huaj per diktatorin shqiptar

Edhe sot më intrigon ideja që në Francë akoma ka diktator që vijnë per t'u kuruar (edhe në vënde të tjera në fakt si p.sh. Anglia dhe skandali i Pinoçetit) vëtëm këta mjekë, a e dinë cilët janë personat që kurojnë? Çfarë mendojnë dhe si justifikojnë në ndergjegjen e tyre këtë privilegj dhënë për të vazhduar diktaturën? Po për diktatorin tonë ? Mbase nuk kuptonin vertet ç'ndodhte në Shqipëri? Të gjitha këto pyetje, nuk e di nese libri i mëposhtim i qartëson veç besoj qe do shkoj ta shfletoj dhe mbase ta lexoj. Le médecin et le... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:31 - - Commentaires [16] - Permalien [#]