Parisi nje dashuri pa fund

Do të më pëlqente te pija nje kafe me miqte e mi çdo ditë dhe të ndanim bashkë lajme serioze po aq sa dhe budallalleqe

18 février 2008

Jetë të gjatë dhe lë lumtur Kosovës

flamuriMë duket urimi më i mirë që mund t'i bëj këtij shteti të ri kaq i dëshiruar nga shqiptarët në Kosovë dhe më gjërë.

I uroj gjithashtu një ekonomi të shëndetshme. Paqe dhe tolerancë. Kuptim dhe njohje në rajon dhe më gjërë.

Urimin duhet ta bëja dje dhe sigurisht e kam bërë me zemër veç prisja sot të dëgjoja ç'thuhej dhe ç'pritet nga ky shtet i ri.

Nuk do zgjatem mbi komentet e bëra që tregojnë më shumë mosnjohjen e njerzve, të paktët këtu ku jetoj, mbi situatën, historinë dhe kontekstin e kësaj panvarësie. Komentet shfaqin më shumë frikën dhe problemet e sicilit ndaj një situate tjetër që i shqetëson dhe që nuk është aspak e ngjashme. Doja megjithatë të shtoja që mbase për të gjithë do të kishte qënë më mirë që kjo panvarësi të shpallej nën një Ballkan pjesë e Komitetit Europian dhe jo ky Ballkani i sotëm ku të mëdhenjtë mundohen të përcaktojnë kufijtë fantazëm mes Lindjes dhe Perëndimit apo kufijtë që ndajnë njerzit mes Feve !

Posté par tetena à 22:02 - Shqipëria dhe Bota - Commentaires [4] - Permalien [#]

Commentaires

Urime!

Nje shtet i ri si Kosova ka shume nevoje per gjithe urimet dhe lutjet tona. I uroj qe rruga qe ky shtet ka nisur te jete me sa me pak veshtiresi ne te gjitha drejtimet, qofshin ato politike, diplomatike, ekonomike dhe socialo-shoqerore!

Kosovë, paç veç të mira!

Posté par belle_fleur, 19 février 2008 à 03:49

Jemi plotesisht dakort belle fleur.

Posté par tetena, 19 février 2008 à 10:01

Sigurisht, gezuar ...
Ajo qe me beri pershtypje ishte qendrimi i Frances dhe njohja e shpejte qe i beri panvaresise se Kosoves, pa patur lekundjen me te vogel..

Posté par ados, 20 février 2008 à 07:12

ados, presidenti ketu ne fakt mundohet te luaj me nje politike pa prapaskena veç franca sidomos dipllomatikja eshte aq shume me gjera qe nuk thuhen haptasi qe na çudit me te drejte edhe ne. Sarko qe ne fillim e ka thene qe do ta njihte Kosoven.

Posté par tetena, 20 février 2008 à 22:44

Poster un commentaire