Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
20 février 2008

Më shumë të drejta për azil

forumrefugies19022008OJQ-ja nga Lyon « Forum Réfugiés » (Forumi i refugjatëve) më në fund fitoi pranë Keshillit të Shtetit. OJQ-ja kërkonte që Shqipëri dhe Nigeria të mos figuronin në listën e « vendeve të sigurta ». Personat që vijnë nga vendet që bëjnë pjesë në këtë listë, listë e përpiluar nga OFRAD (shif më poshtë) gëzojnë më pak të drejta për të kërkuar azil. Për drejtorin e OJQ-së, vendimi i Keshillit është « shumë positiv ». Ky bëhet edhe më i rëndësishëm nga fakti që Francë, që së shpejti do të kryesojë Komunitetin Europian, ka deklaruar që dosja “azil dhe emigrim” do jetë për të një nga temat kryesore gjatë kësaj presidence. Drejtori i OJQ-së shpreson që vendimi i fundit do të ndihmojë në harmonizimin e politikave të emigracionit të vendeve europjane “për më mirë”. Shifrat e fundit tregojnë që në Europë, i është dhënë e drejta e azilit përkatësisht : nga Greqi, 17 refugjatë, në Spanjë 250 dhe në Francë 10 000 ….dhe vendet Europiane me me tradita në mikëpritje, duhet të frymëzojnë ato me më pak në këtë fushë.

Ky ishte artikulli që lexova sot në mëngjes dhe fillimisht e lexova diagonalisht. Ndërkohë më ra në sy emri i Nigerisë pranë Shqipërisë. Kam parë një dokumentar mbi këtë të fundit që më bëri shumë përshtypje. Dhe së fundi e rilexova me vëmëndje kësaj rradhe dhe bile e përktheva, siç mund ta lexoni.

Për ata që shikojnë gotën gjysëm të mbushur, mbase do rritet mundësia e kërkimit të azilit për shqiptarët në Europë!

Për ata që shikojnë gotën gjysëm të zbrazët, ja edhe një listë ku klasifikohemi si vend i rezikshëm edhe për banorët e tij.

Për të tjerët, ata që nuk shikojnë ujin fare, më vjen keq që lexuan deri këtu.

l'OFPRA – Office Française de Protection de Réfugies et Apatrides ( në shqip – Zyra Franceze e Mbrojtjes së Refugjatëve dhe të Expatrid)

Publicité
Publicité
Commentaires
Publicité