22 février 2008

Blogostan Shqiptar

Nuk mund te mos flisja per zbulimin tim me te fundit ne fushen blogostike. Pra ja platforma e pare ne shqip per te krijuar nje blog. Rruge te mbare platformes shqipo dhe po shkoj per te filluar nje blog edhe une mbase Fundjave te mbare.
Posté par tetena à 22:23 - - Commentaires [13] - Permalien [#]

21 février 2008

Braktisje në mes të rrugës

E kisha fjalën për librin e filluar para ca kohësh, dhuratë ditëlindje dhe për më shumë rekomanduar nga një bashkblogues. Në fillimet e leximeve të mia, në adoleshencë e hershme, dhe ju siguroj që nuk është mburrje vazhdimi do ta tregojë, lexoja librat shumë shpejt, prapë nuk po mburrem ju siguroj. Në thelb më interesonte historia qe tregonte librin, akoma më shumë kur kishte një intrigë dashurie. E pohoj që më ka ndodhur edhe t’a lexoj nga fundi librin a posa filluar nga fillimi. Dhe kjo për vite me rradhë. Pastaj një ditë rash... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:38 - - Commentaires [5] - Permalien [#]
20 février 2008

Më shumë të drejta për azil

OJQ-ja nga Lyon « Forum Réfugiés » (Forumi i refugjatëve) më në fund fitoi pranë Keshillit të Shtetit. OJQ-ja kërkonte që Shqipëri dhe Nigeria të mos figuronin në listën e « vendeve të sigurta ». Personat që vijnë nga vendet që bëjnë pjesë në këtë listë, listë e përpiluar nga OFRAD (shif më poshtë) gëzojnë më pak të drejta për të kërkuar azil. Për drejtorin e OJQ-së, vendimi i Keshillit është « shumë positiv ». Ky bëhet edhe më i rëndësishëm nga fakti që Francë, që së shpejti do të kryesojë Komunitetin Europian, ka deklaruar që dosja... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:38 - - Commentaires [0] - Permalien [#]
18 février 2008

Jetë të gjatë dhe lë lumtur Kosovës

Më duket urimi më i mirë që mund t'i bëj këtij shteti të ri kaq i dëshiruar nga shqiptarët në Kosovë dhe më gjërë. I uroj gjithashtu një ekonomi të shëndetshme. Paqe dhe tolerancë. Kuptim dhe njohje në rajon dhe më gjërë. Urimin duhet ta bëja dje dhe sigurisht e kam bërë me zemër veç prisja sot të dëgjoja ç'thuhej dhe ç'pritet nga ky shtet i ri. Nuk do zgjatem mbi komentet e bëra që tregojnë më shumë mosnjohjen e njerzve, të paktët këtu ku jetoj, mbi situatën, historinë dhe kontekstin e kësaj panvarësie. Komentet shfaqin... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:02 - - Commentaires [4] - Permalien [#]
04 février 2008

Mungesë interneti dhe një konkurs për të gjithë

Në mungesë interneti në punë dhe mungesë kohe në shtëpi mbase do bëj ca mungesa pa arsye. Doja të flisja sot se si gjen një puna këtu (eksperiencë personale për ilustrim) veç për të shpjeguar kontekstin e kërkimit, duhet të flas për situatën e punësimit në Francë dhe raportin me papunësinë dhe për të folur për këtë të fundit, duhet të flas për organizimin e ekonomisë dhe shoqërisë në Francë në përgjithësi pa shumë teori. Pra kam tre ditë për të mbushur dhe pak kohë për t’u shprehur. Ndërkohë shikoni se Bizele ka shpalluar... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:58 - Commentaires [0] - Permalien [#]
03 février 2008

Nje fotografi tjeter ne Paris

Nuk e di nese ndertesat shkojne mire me makinat apo me shume e kunderta ! Nje e hene e rendesishme me pret mua, ju uroj nje jave te mire te gjitheve.
Posté par tetena à 21:46 - - Commentaires [5] - Permalien [#]
01 février 2008

Frynte era nga perjashta ...

Mbase me impresionin vetem mua veç keto motorat po vuajne nga elementet atmosferik. Hajde fundjave me mendjen te lehte, pa shume mendime serioze.
Posté par tetena à 21:53 - - Commentaires [3] - Permalien [#]