Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
7 avril 2008

Lojra sportive, Parisi, Zjarri dhe Demokracia

JO_Pekin_frObjektivi ishte një udhëtim prej vetëm 28 km, 80 atletë dhe përfundimi një trajektore mbytëse me autobuz. Demostruesit donin të ndalonin dhe pse jo të rrëmbenin flakën kaq simbolike, përfundimi, një nga organizuesit kinez e fiki on-line pa dashje apo i panikuar. Ovacione, strudente të ardhur nga Kina për të shoqëruar flakën, përfundimi 18 deri 28 manifestues të kampit tjetër të shoqëruar në hetusi. Policë, plot policë, prapë policë. Pamë edhe gjak, një manifestues i shtrirë përtokë me plagë të hapura në fytyrë.

Ky ishte lajmi më i rëndësishëm dje në Francë. Kalimi i flakës Olimpike në rrugët e kryeqytetit. Dhe jo vetëm dje. Ka kaq kohë që Kina dhe të drejtat e njëriut në përgjithësi dhe sidomos Lojrat Olimpike në veçanti bëjnë objekt pothuajse çdo ditë të një lajmi apo komenti në televizionin francez.

Pyetja është, çfarë impakti mund të kenë të gjitha këto reagime, të ardhura nga gazetarë, OJQ, njerëz të thjeshtë, personalitete – në një diktatyrë « Komuniste » që për më shumë është në një zhvillim ekonomik të paparë nga njëra anë dhe mban mediat e saja nënë një kontrrollë po aq të paparë. I bej pyetjen vetes si shqiptare që gjatë diktaturës sonë apo edhe në hapat e para të demokracisë, ndiqnim me vëmëndje çfarë thuhet jashtë. Mendoni që do ketë një influencë ? Nuk e di shpesh mendoj që diktaturat janë më të armatosura, ose mbase jam në një fazë pesimizmi ?

Publicité
Publicité
Commentaires
Publicité