Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
9 avril 2008

Leksion sjelljeje nga Parisi

20061108_013

Apo më saktë Franca se Parisi nuk është Franca dhe francezët nuk ndodhen vetem në Paris. Nejse se nuk e kisha fjalën aty.

Doja t’i bëja një pyetje vetes dhe sidomos bashkatdhetarëve për ndihmë. Kur jemi në grup dhe duhet të kalojmë nga një portë e mbyllur. I pari i rradhës hap portën, pastaj çfarë ndodh ? Me prtën dhe me njerzit.

Pyetja më vjen sepse së fundi kam nja dy kolegë të jashtëm që ngjajnë një çik me ne dhe mu kujtuan fillimet e mia këtu ashtu si dhe sa herë pres një bashkëatdhetar.

Ku e kam fjalën se po e zgjas e po e stërzgjas? Në fakt në Francë, tek skena e mësipërme, i pari hap derën, e kalon dhe mban derën të hapur, i dytë, zëvëndëson të parin për të mbajtur derën hapur për pasardhësin e kështu me rradhë deri në fund të turmës. I fundit i turmës kthen lehtë kokën mbrapa për të parë nëse ka ndonjë individ të panjohur dhe nëse nuk duket njëri, lëshon derën. Tek ky rregulli duhet theksuar që asnjëhërë, vërtet asnjëhere nuk duhet që kur dikush të mban derën hapur, të kalosh para tij sikur po ta mbante derën veçanërisht ty. Normalisht eshtë kjo e fundit që ndodh (ndodhte edhe me mua, përpara se të shpërngulesha këtu) me ne shqipot. Gjithomë mundohem t’ja u shpjegoj jo francezëve këtë rregull por ose nuk arrij ose më duket që ofendohen pak.

Përfundimi, tani e dini si është rregulli këtu për hapjen e derës, bile edhe në një dyqan, respektojeni nëse doni veç a ka një njëri që mund të më shpjegoj si bëjmë ne në atdhe në këtë rast? Nuk arrij ta kujtoj !

Publicité
Publicité
Commentaires
T
ravintsare, mireserdhe ne kete blog.

Po mi ja qe mu kujtua edhe mua qe ne atdhe hapnim deren dhe nuk e kishim mendjen ta mbyllnim. Me kujtohet prindi qe ne edukimin e tij fuste edhe mbylljen e deres mbas daljes nga kuzhina.

Per ate pjesen e falminderit te lutem ke te drejte veç mes nesh nuk eshte keq.

Me shkrive me 50euron, tamam zvicerane e pasur (ha ha). Ne fakt ketu nuk kam pare ndonjehere me se 100euro. Ne perdorim shume shume karten dhe leket e xhe^pit nuk kalojne 20-30 euro.
R
Tani, e para e punës, në Shqipëri nuk ka porta që mbyllen automatikisht, kështu që çështja se kush do e mbajë derën hapur nuk shtrohet fare.

Sa për mirësjellje, "Bonjour", "Merci", "Aurevoir" gjeni me tonelatë dhe pa karar në Zvicër. (Vetëm mos kujtoni se e kanë vërtetë mendjen tek ju; është sjellje e regjistruar në pjesën motorrike të trurit.)

Francën nuk e kam bredhur akoma në mënyrë të denjë, por një herë që kalova kufirin deri në Burgonjë dhe bleva një bukë me çokollatë, bukëpjeksja më pa një herë vëngër kur i nxorra 50 Euroshen për të paguar 65 qindarka. Më kujtoi pak shitësen e bukës ke cepi i rrugës në mëmëdhe. :)
T
ania nuk e di nese eshte edukate me e mire apo rregulla ne shoqeri te mirenjohura nga te gjithe. Nejse une nuk e kisha per te thene qe francezet jane me te edukuar.

A.M. dukesh me humor dhe nuk e kuptova mire lidhjen me shoqerine e konsumimit!
A
kjo mund te ndodhe kudo por ngaqe francezet e kan "gueule grande" thon se esht à la franczçe...por ne shqiperi nuk njihet ky fenomen sepse nuk ka 'sociéte de consomation' keshtu qe je i/e vetm dhe nuk ka njeri pas apo para ty(pervesh njezit qe dalin xhiro me ty)
voilà
à +
A
Francezet njihen per edukaten qe ju japin femijeve ne menyre qe te jene sa me te sjellshem.
Edhe kjo puna e portes eshte nje nga rregullat e miresjelljes ashtu siç jane "miredita" "faleminderit" etj etj
Me aq sa kam shetitur neper Evrope ky rregull miresjelljeje egziston vetem ne France!

Kur kam qene jashte Frances, vetvetiu, nga forca e zakonit, ju mbaja deren te tjereve pas meje por duke pare 1 a 2 here qe te tjeret me perplasnin deren ne fytyre kthehesha edhe une ne zakonet e popullit te shtetit qe vizitoja :)

Shkurt muhabeti, siç e thane dhe me lart, sipas vendit edhe kuvendi :);)
Publicité