Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
15 avril 2008

Të punosh në një firmë et qytet pa fund.

Bureau_open_spacePra fillova punën e re në një firmë të re (rreth 10 vjeçare), me njerëz të rinj dhe projekte të reja – të paktën për mua. Lloji i punës që bëj me detyron të ndesh kolegë të panjohur gjithë kohës, bile edhe ata që njoh në mëngjes, rrezikohen të humbasin në të panjohurën e kohës në darkë. Njerzit shkojnë dhe vijnë në projekte që fillojnë, rrezohen, vazhdojnë, stërzgjaten, përfundojnë. Sot diskuton me një për kohën, nesër subjekti kohë ngelet i ri për dikë të njohur rrishtazi dhe pasnesër edhe unë shkoj drejt të panjourës. Mëngjesi fillon me një kerkim tavoline mundësisht e paisur me një kompjuter cilësia e të cilit nuk hyn në kriteret e zgjedhjes por drejtimi i ekranit është vital. Hapësira ku rradhiten zyrat pa mure është e konsiderueshme, e rrethuar me hapësira identike me mure xhami. Sapo rëmben një vend, hap kompjuterin apo lidhesh me rrjetin (për ata me kompjutera portabël) dhe vrapon drejt makinës së parë kafeemetuese. Kafja, që quhet e tillë vetëm me përkufizim, është e hidhur dhe ftohet shpesh veç të jep mundësinë të besh ca hapa në hapsirën zyrore dhe të ndeshësh kolegë të panjohur që prezantimi ditor i suratit i bën të identifikueshëm. Kthimi në turin personal të kontrollit dhe prezantim timid me komshinjtë fatkeq të ardhur pak sekonda më vonë dhe kështu nuk kanë vendin e mirë (ose e kundërta për të qënë të sinqertë). Dialogu klasik mbi kohën ose më saktë mbi kohën e punës, sa kohë në projekt, çfarë projekti, pritja për të shkuar drejt cilit projekt, interesi i projektit të ri.

Pranvera ka filluar edhe këtu. Pallton vazhdojnë të na rëndojnë veç shpresa për ditë më të diellta nuk është larg. Rroftë ndryshimi megjithëse provokon pak marrje mendsh për

Publicité
Publicité
Commentaires
T
faleminderit ados<br /> <br /> edhe ti eni faleminderit per komplimentin e te shkruajturit, me behet vertet sh qejfi. Puna tashme po ben nja tre muaj dhe nuk jam ne te njejtat konita.
E
shume bukur e ke pershkruar e dashur Tena.situata eshte e veshtire dhe e bezdisshme se paku per mua qe nuk me pelqen te rri e te mesohem me vende dhe njerez te rinj tere kohes.te uroj sukses dhe asimilim sa me te shpejte.
A
Urime, fat te mbare
Publicité