Po pergatis nje udhetim turistik ne Krete. Pergatis thashe ? Konkretisht do te thote.
- po mundohem te mendoj te bej valixhen qe me pret me gryken e hapur ne korridor prej dy ditesh, (me detyrim kjo).
- duhet te shkoj tek agjensia e udhetimit per biletat (me detyrim e percaktim kjo se s'ka ku shkoj).
- ... nuk me vjen ne mendje, nuk duhet te jete e rendesishme (pa detyrim dhe percaktim) mbase jo duhet te mendohem me thelle!

E gjitha kjo per te kerkuar ndihme nga bashkatdhetaret qe jetojne ne kete ishull per adresa, aktivitete apo vende per te pare qe nuk ndodhen ne guidat. Guide thashe une, po qe me duket nuk kam nje liber te tille. Nuk kam as kohe ta shtoj tek lista e mesiperme. Pra ndihme. Do doja gjithashtu te dija si eshte koha ne fund te majit (nuk duhet te jete ndryshe nga atdheu ne fakt apo e kam harruar apo me ka harruar). Po ne det a lahesh dot (prape nuk di ç'them se smbaj mend te jeme lare ne det ne atdhe ne maj ne gjendje normale apo dehjeje te niveleve te ndryshme - s'po pyes me).

Pra faleminderit paraprakisht per ndihmen qe çdonjeri mund te me japi dhe premtoj te shkruaj mbi kete vizite si franceze shqiptare nga Franca Shqiperia. Po iki se po behem lemsh.