Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
27 mai 2008

Eksperinca ime shqiptaro greke

20080525_438Mendova që duke shkuar në Greqi do të ndeshja plot bashkatdhetar. Fola vetëm një herë shqip !

Nuk mund të them që ka më pak shqiptar se ndesha rrugëve në një nga qytet më turistike veç nuk munda t’ju drejtohesha pa arsye ! E zonja e barit ku hëngrëm ca herë më pyeti nga vija dhe kur i thashë që jam shqiptare, më tregoi që strehote dy shqiptar me qira në shtëpinë e saj. Në hotelin ku strehohesha, shërbimi në restorant dhe bar sigurohej nga një grup rumunësh (flisnin mes tyre në rumanisht) të rinj dhe jo shumë professional. Pata dyshime për një djalë se mund të ishte shqiptar (i vetmi që fliste greqisht me të tjerët) veç nuk ra rasti të flisja me të. Pati thashetheme që barmani ishte shqiptar por unë pashë vetëm barmane (!).

Kur fola në shqip do më thoni ju? Në një kafe ultraturistike në një liqen të gogëm dhe të këndshëm. Kamarjeri i qeshur bënte shaka me të gjithë klientën (edhe me mua sigurish). As që mund të më shkonte mëndja që ishte një jo grek. Kërkojmë llogarinë, ose më saktë personi tjetër me mua se unë isha e përqëndruar në një lojë të parëndesishme tek celulari. Kamarieri rradhit në gjuhë të jashtme universale çfarë kishim marë (fanta, coca – cola, ice cream) dhe fillon llogaritë. Befas dëgjoj një ‘tre plus gjashtë, nëntë’ në shqip. Dhe aty na u zgjidh gjuha.

Thuhet që shifrat dhe llogaritë janë gjëja e fundit që mund të bëjmë në një gjuhë të mësuar rishtazi?

Publicité
Publicité
Commentaires
T
andivlora - e shikon si merret kalaja nga brenda (ha ha). Nejse mendoj qe une isha ne nje vend qe nuk kishte sh njerez dhe jo ne pikat me te rendesishme turistike.
A
Tena, edhe grekerit dine gati 70 perqind shqip, pale shqipot qe jane si kerpudhat ketu ne greqi
T
buli3go - une kam nje histori te ngjashme ne Rome. Ata qe japin biçikletat/makina jane shqipo dhe ishin gati te me benin nje ulje çmimi bile.

nela, shume e bertete. Kur pashe fotot e pushimeve u çudita dhe me erdhi keq qe nuk kisha bere nje foto me personazhin e lartpermendur!

SR, kreta eshte goxha ne jug mbase nderkohe eshte e vertete qe aty ku isha une ishte tmerresisht turistike dhe njerzit arinin te komunikonin ne anglisht/frengjisht.

Elais, varianit e dyte nuk e kisha menduar. do pyes si ndodh nese ndesh ndonje dygjuhesh.
E
Ke te drejte. Nje i njohuri im qe ka jetuar gjithe jeten ne nje vend te ndryshem nga ku eshte lindur (jo shqiptar) vazhdon te numeroje e te beje hesapet ne gjuhen e memes.

Ndoshta eshte ndryshe per ata qe rriten dygjuhesh.
S
mua ne Greqi me ndodhi e kunderta. Pyesja njerezit: flisni anglisht? Shume pak, me thoshin. Pyesja prape, - po ne cfare gjuhe t'ju pyes? - ma kthenin me anglishten e cale - greqisht ... ose shqip. Mire, - ja ktheja une shqip, - flasim shqip. Dhe kjo gati ne 90% te rasteve.
Publicité